E majta shqiptare përkujton sot 67-vjetorin e Çlirimit
Tiranë- E majta shqiptare festoi sot 29-nëntorin si ditën e Çlirimit të vendit. Në përkujtim të kësaj date opozita shqiptare bëri homazhe në memorialinNëna Shqipëri. Ashtu si çdo vit, ceremonia vijoi me vendosjen e kurorave në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.
Sëbashku me përfaqësuesit e së majtës, sot moren pjesë edhe veteranë të luftës Nacional Çlirimtare të cilët përkujtuan të rënët e saj. Në 67-vjetorin e çlirimit të vendit kreu i Partisë Socialiste, Rama është shprehur se këtë ditë askush nuk mund ta fshijë nga historia dhe as nga kujtesa.
Ditë të patjetërsueshme që askush smund ta fshijë nga kujtesa e as nga librat e historisë, ditë që e bën qesharak dhe me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi të- u shpreh Rama.
Duke uruar gjithë shqiptarët Rama ka nënvizuar se veteranët u bashkuan me anën e duhur të historisë.
Thjesht fare, gëzuar ditën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin, ditën e pandryshueshme e të patjetërsueshme të triumfit mbi të keqen, që u kujton shqiptarëve se në orët e këqija të historisë, paraardhësit tanë, veteranët e luftës u vendosën në anën e duhur të historisë- deklaroi Rama.
Ndërkaq nuk ka munguar as deklarata e tij për kundërshtarin politik, Sali Berishën, përmes një mesazhi të shpërndarë në Twitter, ku i drejtohet kryeministrit me fjalët:
Ta falenderojme Saliun qe i rri larg 29 nentorit. Smund te shesesh detin, vjedhesh popullin, importosh plehra dhe festosh diten e clirimit- shkruhet në faqen e Rames në Twitter.
Ndërkohe edhe partia e majtë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila është në koalicion qeverisës me PD-në, ka festuar sot ditën e Çlirimit të vendit. Kreu i saj, Ilir Meta gjatë ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë dëshmoret e luftës, si dhe ka uruar familjaret e tyre dhe të gjithë shqiptarët. Duke bërë thirrje që historia sduhet të ndikohet nga politika.
Mirënjohje për dëshmorët dhe heronjtë e luftës. Urojmë familjet e dëshmorëve dhe partizanëve. Kjo është festë e gjithë popullit. Datën e atyre që luftuan nuk e vendos politika, ndaj mbi historinë nuk duhet të ngarkohen emocione politike- tha Meta.
Shkrime të tjera me interes: