E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Topalli: Festa e Flamurit, ditë respekti për arkitektët e lirisë së shqiptarëve

29-11-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi dje se 28 Nëntori është një ditë e veçantë, e veshur me krenari dhe me besim. Sipas saj, Dita e Flamurit është dita historike e Shqipërisë, dita e ndërtimit, për, përpjekjet e çmuara të shqiptarëve për liri dhe Pavarësi. “Është një ditë ku secili prej nesh ka një reflektim mbi atë që ka qenë historia e Shqipërisë. Është një ditë nderimi dhe respekti për përpjekjet e paepura të shqiptarëve në shekuj. Është një ditë ku secili prej nesh ka një reflektim mbi atë që ka qenë historia e Shqipërisë. Është një ditë nderimi dhe respekti për përpjekjet e paepura të shqiptarëve në shekuj. Është shpirti  i pamposhtur i shqiptarëve dhe shqiptarizmit që ka bërë të mundur që ne sot të jemi në 99 vjetorin e Pavarësisë së Kombit tonë. Në të njëjtën kohë, kjo ditë përbën edhe ditën e parë të vitit të ditëlindjes së 100 të Shpalljes së Pavarësisë. Ata burra të mëdhenj që nënshkruan deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, jam e sigurt që do të ishin të gëzuar për Shqipërinë që ne kemi sot. Zjarri i shenjtë i Pavarësisë, thoshte Ismail Qemali, bëri të mundur që Shqipëria të ishte e pavarur. Në të njëjtën kohë, sot ne mendojmë, reflektojmë për sensin e madh të misionit dhe të sakrificës të atyre shqiptarëve nga Kosova, në të gjithë Shqipërinë. Këtu dua të përulem me nderim ndaj përpjekjeve, kryengritjeve të mëdha të kombit tonë, ndaj Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Lef Nosit dhe të madhit Ismail Qemali. Sot, është një ditë frymëzimi të jashtëzakonshëm për ne shqiptarët”- u shpreh në mesazhin e saj të urimit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Topalli, Konsujve të Shqipërisë: Vendi ka pësuar ndryshime, promovoni potencialet ekonomike/Mbi 40 konsuj nderi të Shqipërisë në Botë, miq të shqiptarëve, promovues të imazhit të Shqipërisë, u pritën dje nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në këtë ditë të shënuar të  lindjes së Kombit. “Për ne, shqiptarët, tha Kryetarja e Kuvendit 28 Nëntori është një ditë e veçantë, ditë e veshur me krenari dhe me besim”. “Është një ditë ku secili prej nesh ka një reflektim mbi atë që ka qenë historia e Shqipërisë. Është një ditë nderimi dhe respekti për përpjekjet e paepura të shqiptarëve në shekuj”- tha ajo. Kryetarja e Kuvendit falenderoi të gjithë konsujt e nderit për avokatinë që bëjnë sot për Shqipërinë dhe shqiptarët, në mbarë botën. Ajo i ftoi konsujt të promovojnë vlerat dhe potencialet ekonomike dhe turistike të Shqipërisë. Siç tha kryetarja e Kuvendit, Shqipëria ka pësuar ndryshime vitet e fundit. “Unë disa prej jush ju kam takuar në vende të ndryshme. Unë e di për punën tuaj të mrekullueshme, përkushtimin tuaj në promovimin e Shqipërisë, në avokaturën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Sot Shqipëria është një vend që do të befasonte të gjithë firmëtarët e deklaratës së Pavarësisë, me energjinë e saj, transformimet e saj dramatike, të jashtëzakonshme. Shqipëria është një vend i vogël, por me energji të mëdha dhe me nje optimizëm të jashtëzakonshëm. Ne jemi një vend i vogël, por një vend me bukuri të jashtëzakonshme. Është Shqipëria e maleve, e bregdetit, e kodrave,e blerimit.
Është Shqipëria e potencialeve të mëdha. Ëështë Shqipëria e potencialeve në fushën e turizmit. Është Shqipëria e potencialeve për shkak të moshës së re të shoqërisë sonë. Është Shqipëria e potencialit të edukimit, të teknologjisë”- vlerësoi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në bisedën e hapur me Kryetaren e Kuvendit, Konsulli i nderit në Shtetet e Bashkuara, Theodore Britton në emër të gjithë përfaqësisë së konsujve, falenderoi zonjën Jozefina Topalli për pritjen miqësore, në këtë ditë të madhe të historisë së Kombit shqiptar. Ndërsa konsulli i nderit në Itali me origjinë arbëreshe, Giuseppe Durazzo tha se “Shqipëria është një vend i vogël por me një civilizim të madh. Teknologjia, tha ai, lehtëson jetën, por pa zemër nuk arrihet dot asgjë dhe Shqipëria ka një zemër të madhe”. Hans-George Nielsen, konulli i nderit në Danimarke tha se “jam i impresionuar nga gjithçka që është bërë në Shqipëri në këto 6 vitet e fundit”. “Jam i bindur se Shqipëria është vendi ku në të ardhmen do të shohim shumë transformime të mëdha”.
Ministri i Jashtëm, Haxhinasto: Konsujt të lobojnë për njohjen e shtetit të Kosovës/Konsujt e nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër botë janë takuar dje me zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto si dhe me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Në fjalën e tij, kryediplomati shqiptar, Haxhinasto ka vlerësuar ndihmën e konsujve të nderit të Shqipërisë për promovimin e vendit tonë në botë. “Ju jeni një ndihmë e madhe për arritjen e disa objektivave në politikën e jashtme. Ne dëshirojmë që të mbajmë të ndezur dashurinë e kësaj diaspore për dheun mëmë. Një sfidë e madhe është të ndihmojmë Kosovën që të njihet ndërkombëtarisht prandaj jam i sigurt që ju do të na ndihmoni edhe për këtë objektiv” - u shpreh numri 2 i qeverisë. Konsujt e Nderit të Shqipërisë janë shtetas të huaj që kanë si mision promovimin e vendit tonë, forcimin e lidhjeve kulturore, rritjen e shkëmbimeve ekonomike, mes Shqipërisë dhe vendit të cilit përkasin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›