Konsujt e Nderit Berisha: Shqipëria vend i zhvilluar
Tiranë- Shqipëria vend i zhvilluar, ky është edhe synimi i madh i Konsujve të Nderit të Shqipërisë nëpër bote, që sipas kryeministrit Berisha duhet të punojnë të bashkuar për ta arritur atë.
Sipas kryeministrit zhvillimi i vendit po bazohet mbi iniciativen e lirë, duke theksuar se vendi ynë është ndër vendet më private në botë.
Shqipëria ishte vendi më i kolektivizuar në botë. Sot, Shqipëria është një nga vendet më privatë në botë. Qeveria e Shqipërisë qëndron mes 10 qeverive më të vogla në planet. Shqipëria po e bazon zhvillimin e saj plotësisht mbi iniciativën e lirë, duke shfrytëzuar liritë- i është drejtuar Konsujve të Nderit kryeministri Berisha.
Përsa i perket fushës së energjitikës, mëqenëse konsumi i saj tani në dimër shenon rritje, kryeministri Berisha theksoi se nevojitet mbështetja e të gjithëve për të inkurajuar bizneset që të përdorin energjitë e rinovushme.
Ne duhet të ndërtojmë më shumë se 443 hidrocentrale. Kemi nënshkruar 110 kontrata për ndërtimin e rreth 300 hidrocentraleve, 72 prej tyre janë nën ndërtim, ose janë përfunduar, ose ka filluar puna. Të tjerë po presin investitorë. Prandaj do ta vlerësoja shumë çdo lloj inkurajimi që do të mund ti jepni bizneseve për tu bashkuar me Shqipërinë në këtë përpjekje të madhe të energjisë së rinovueshme
Ndërkaq kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se në dy vitet e ardhshme në vend do perfundojë një rrjet i ri rrugor, ndër më të gjërit në rajon.
E ndoqëm këtë qëllim dhe tani kemi shtruar më shumë se 9000 kilometra rrugë. Për një vit, ne mbarojmë punën më të vështirë. Mbetet ende punë për tu bërë, por ne po punojmë mbi rrugët dytësore dhe tretësore. Kështu, në dy vite do të përfundojmë një rrjet të ri rrugor. Pa dyshim do të jetë midis rrjeteve më të rinj, më të mirë dhe më të gjerë në rajon- deklaroi Berisha.
Shkrime të tjera me interes: