E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU, Idrizi: Nderojmë burrat dhe gratë që bënë Shqipërinë të lirë

29-11-2011 / Gazeta 55

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozon që në qendër të Tiranës të ngrihet Panteoni i madh i shqiptarëve. Duke folur me rastin e Ditës së Pavarësisë, kreu i saj Shpëtim Idrizi theksoi se sot është një ditë e madhe kuqezi dhe të gjithë trevat shqiptare janë veshur me simbolet e kombit kuqezi. “Sot është një ditë ku duhet të vlerësojmë dhe të nderojmë ata burra dhe gra që e bënë Shqipërinë të lirë siç është sot. Unë i bëj thirrje forcave politike dhe qeverisë shqiptare të ngrejë memorialin e të gjithë shqiptarëve, të mos lejojmë që rilindasit të jenë të shpërndarë. Në zemër të Tiranës të qëndrojë panteoni i shqiptarëve dhe ne të respektojmë të gjithë shqiptarët”- ka theksuar Idrizi. Më tej, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë që shënohet vitin tjetër të mbajnë përgjatë gjithë vitin flamurin kuqezi në ballkonet e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›