E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia e viteve 50, nuk ngjan aspak me Shqipërinë sot

Përshëndetje “Shekulli”. Ju lexoj përditë. Disa ditë më parë, lexova një intervistë të dy të rinjve polakë që kishin vizituar Shqipërinë. Pa dashur të marr ndonjë rol nacionalisti, u preka nga krahasimi që ata i bënin vendit tonë me Poloninë e viteve ‘50.

E kundërshtoj këtë krahasim, sepse tamam në ato vite kam pasur rastin të vizitoj Poloninë si pjesëmarrës në garat çiklistike të “Paqes”. Tre shtetet organizatorë ishin Gjermania, Çekosllovakia dhe Polonia. Nga të tre këto, Polonia ishte vendi më i varfër në të gjitha pikëpamjet. Në ato vite, në Poloni mbizotëronte mizerja, edhe Shqipëria e atyre viteve dukej më mirë. Polakët nuk kishin as rrugë, as ndërtime ta hajrit në ato kohë, ishin akoma gropat e bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore.

E vetmja ndërtesë ku pashë të investohej, ishte Pallati i Kulturës në Varshavë, edhe ky me paratë e sovjetikëve. Ekonomia polake ishte e dobët, dhe kjo reflektohej gjithandej edhe nga një sy i thjeshtë vëzhguesi.

Ndaj, më duket fare e pavend që Shqipëria e ditëve të sotme, me gjithë problemet që ka, të krahasohet me Poloninë e atyre viteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›