E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mashtroi për vizën, pranga 56-vjeçarit

Elbasan- I ka premtuar se do t’i sigurojë një vizë për jashtë shtetit, por e gjithë skema ka qenë një mashtrim.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seltë të Komunës së Zavalinës, ku një banor i fshatit ka denoncuar një tjetër shtetas për mashtrim. Pak muaj pas denoncimit të bërë, policia ka vënë në pranga shtetasin Ilir Albrahimi, 56-vjeç.

“Arrestimi i tij është bërë, pasi në ngarkim të tij është regjistruar një kallzim penal nga një 22-vjeçar, i cili i kishte dhënë 1500 Euro për një vizë greke”- thanë burimet policore.

Ndërsa priste vizën, viktima e mashtrimit është përballur me heshtjen e Albrahimit me banim në lagjen “11 Nëntori” të Elbasanit. Ai pas arrestimit është shoqëruar në komisariat në pritje të masës së sigurisë në ngarkim të tij.

Aktualisht ndaj tij ka nisur procedimi penal për mashtrim dhe dosja i ka kaluar prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›