E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Sesionin tjetër, ligje të rëndësishëm

Tiranë- “Sesioni i ardhshëm parlamentar do të jetë sesioni i miratimit të ligjeve të rëndësishme”. Kështu është shprehur sot kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, duke bërë bilancin e punimeve të kuvendit për këtë periudhë të vitit.

Topalli e ka quajtur sesionin që u mbyll mbrëmë si një sesion të “konsensusit”, ndërsa është shprehur optimiste për atë që e pret legjislativin shqiptar.

“Sesionin e ardhshëm legjislativin shqiptar e presin sfida të reja, si është miratimi i ligjit për Pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë, apo për Kodin Zgjedhor”- tha ajo.

Kryetarja ka vlerësuar konsensusin e arritur me opozitën për ndryshimet kushtetuese “të cilat hoqën nenet e krizave dhe ndau Shqipërinë nga Dushku”. Ajo ka shprehur besimin se sesionin e ardhshëm do të miratohet reforma në drejtësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›