E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nis festivali folklorik mesdhetar

Vlorë- Sot në Vlorë nis nata e parë e Festivalit Folklorik Mesdhetar. Ky është edicioni i katërt i festivalit që zhvillohet në këtë qytet, me praninë e grupeve të huaja nga vende të ndryshme.

Sipas organizatorëve në festival do të marrin pjesë 2 grupe shqiptare, grupe nga Egjipti, Izraeli, Maqedonia, Mali i zi etj. Këto grupe për 5 ditë do të jenë në qytetin bregdetar, në tre skena të ndryshme; në qendër, Skelë dhe pranë plazhit.

“Sot është nata e parë ku grupet do të jenë me pjesët më të mira dhe më pas do të lëvizin në tre skenat e përcaktuara. Financimi ishte premtuar nga ministria e Kulturës, por do të mbulohet nga bashkia e Vlorës”- tha Istref Dobi, drejtor i Qendrës Kulturore të qytetit.

Sipas tij ishte parashikur që nata finale të zhvillohej në Tiranë, por duket se do të jetë e pamundur të realizohet për shkak të mungesës së fondeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›