PS: Dosjet, për të mbuluar dështimet e qeverisë
Pas deklaratës së kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, ka reagur sot nga selia rozë, kryetari i Komsionit të Ligjeve, Sigurisë e administratës pranë Asamblesë Kombëtare, Ylli Manjani.
N një pronocim publik ai e ka cilësuar hapjen e dosjeve vetëm si një mënyrë që ka gjetur qeveria për të mbuluar dështimet e saj.
“Thirrjes së Topallit ndaj opozitës për t'u ndarë nga e shkuara duke hapur dosjet ne i përgjigjemi, se prej dy vjetësh zonja Topalli ka në sirtar projektligjin e Partisë Socialiste, për të nxjerrë spiunët e sigurimit nga politika”- tha Manjani.
Ai ka shtuar më tej, se kryetarja e Kuvendit këtë temë e hap njëzëri me padronin e saj kryeministër, sa herë duan të spostojnë vëmendjen e publikut nga problemet reale që ka hapur keqqeverisja e Sali Berishës.
“Projektligji ynë vazhdon të rrijë mbyllur në sirtarin e saj, bashkë me hijet e ish-sigurimit të shtetit, që janë sot deputetë e ministra. Por, nëse zonja Topalli kërkon sinqerisht t'i japë një shtysë reale këtij procesi, mund të hapë simbolikisht për publikun dosjen e saj.”- përfundoi ai.