E mbështes sot kundërshtarin e djeshëm
Lavdosh Ferruni
Teksa vetura lëvizte me shpejtësinë e këmbësorit, munda të shoh i habitur se, si kish shpërthyer vetëm në pak javë moda e pallateve 4-5-katëshe nëpër shkëmbinj, që edhe pa pallate duket sikur po të bien mbi kokë. Munda të numëroj nja 20 të tillë. Golemizimi i pjesës jugore të bregdetit të Vlorës tashmë ka filluar. Në 100 metrat e pjesës zbritëse pranë kampit të Punëtorëve është i vetmi vend ku vështrimi mund të çlodhet në horizontin e pjesës veri-perëndimore të Vlorës, panoramë krejt e kundërt e pjesës shkëmbore Jugore, pylli i madh me pisha bregdetare, brez i gjerë rëre dhe asnjë ndërtim me përjashtim të ish-kampit të Pionierëve dhe depozitave të Petroliferës që po mbijnë si çiban në këtë ekosistem të virgjër. (L.Ferruni, Gazeta Panorama, 4/09/2008)". I kërkoj ndjesë lexuesit për këtë vetëcitim të 2 viteve të shkuara, por gjeta këtu pjesën kryesore të përgjigjes që më duhet t'i jap një prej kundërshtarëve të mi në betejën qytetare për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, i cili tash, fatmirësisht, gjithashtu është i angazhuar për Mbrojtjen e këtij Gjiri. Ai më telefonoi në fundjavë dhe më tha pak a shumë me ton dukshëm qortues: "ç'bëni ju të Aleancës Qytetare për Vlorën, pse nuk ngriheni të reagoni për masakrën që po bëhet në zonën e Ujit të Ftohtë, me ndërtime 4-5 katëshe, në një terren tepër shkëmbor e të pjerrët?". Nuk mund të mos i jepja plotësisht të drejtë kundërshtarit tim të djeshëm. Të më ndjej lexuesi, por gjendja është se nëse Gjiri i Vlorës do të shpëtoj nga nafta e ardhur nga deti, ka shumë të ngjarë ta pësoj nga shura e ardhur nga mali (kupto nga banesat mbi shkëmbinjtë që bien direkt në det. Një inxhinier i vjetër vlonjat, që e njeh mirë zonën, teksa e pyeta për mendimin e tij, gjithashtu e quajti masakër ndërtimin intensiv në zonë edhe për faktin se mund të ndoten burimet e ujit të pijshëm që ndodhen nën këto ndërtime nga ku furnizohet qyteti. Shqetësimi është edhe më i madh, kur mëson se kemi të bëjmë me ndërtime me leje nga organet vendore. "Kundërshtari" madje edhe pse kritik ishte mjaft tolerant, pasi pranonte që mund të ndërtohen vetëm vila 2-katëshe.
Ajo që po ndodh në Ujë të Ftohtë mund të kënaq pak vetë, që do banojnë atje, nëse do sigurojnë të kenë një pamje nga deti, gjë që nuk është e sigurt, pasi mundet para apartamentit të tyre të ngrihet një shumëkatësh tjetër, por nga ana tjetër, tjetërsimi dhe golemizimi i saj do të dëmtojë shumë pjesën tjetër të qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, që pas pak vitesh nuk do ta kenë më atë pasuri që ju dha natyra, por një përçudnim të saj, thjesht një lagje banimi me ca pallate dhe me ndonjë hotel mes tyre, ku banorët dhe pushuesit nuk do të kenë as pakëz rrugë për të shëtitur (që në Golem ke kilometra bregdet), ndërsa për të mbërritur një shezllon të lirë apo një banjo në det (ku grija do zëvendësojë të kaltërtën) në miniplazhet e gurta, do të duhet të pajisesh me "vizë" tek "autoritetet". Nga Uji i ftohtë deri në Jonufër, ku kodra e butë e më pas fusha i zënë vendin shkëmbit, nuk mund të jetë veçse "udha soditëse" e Shqipërisë, ku nëpër të mund të ndalosh diku për një kafe apo për një drekë të shtrenjtë, apo dhe ndonjë natë në hotel gjithashtu të shtrenjtë, por nuk mund të banosh aty, madje as nuk mund të bësh pushimet aty. Kjo është zonë "sodit, paguaj dhe ik".
Zgjidhja
Vlora është qytet dinamik, me popullsi që rritet e ekonomi që zhvillohet. Turizmi është motor i ndezur prej vitesh në Vlorë, por që akoma punon në minimo. Ekspansioni i ndërtimit në zonën e Ujit të Ftohtë, në pjesën "malore" të Vlorës është dëshmi e dinamizmit dhe nevojës për të rritur marrshin e shpejtësisë, por terreni malor i zgjedhur është i gabuar. Shumëkush që e ka rrahur atë rrugë vite më parë, e di mirë se sa shpesh ngecnin makinat e pakta që kalonin aty, te pjesa e malores te Kalaja. Ngecja e përmendur në të njëjtin vend, siç përshkruhet në fillim të këtij shkrimi është më tepër shenjë që tash, jo prej pafuqisë së motorit, por prej fuqisë së madhe motorike, drejtuar kësaj pjese malore të Vlorës, mund të sjellë një "ngecje" permanente të zhvillimit në gjithë Gjirin e Vlorës. Por si zgjidhet shmangja e "ngecjes"?. Nëse i mbetemi figuracionit si dhe përshkrimit në fillim të shkrimit zgjidhja për Vlorën është kthimi i motorëve nga fusha. Fare konkretisht. Në një takim të gjerë publik, 5 vite më parë një nga pionierët e industrisë turistike në Vlorë, z. Fatmir Hanxhari me intuitën dhe bindjen e një biznesmeni, pak a shumë tha: "Të na japi ne biznesmenëve të Vlorës Qeveria lejen për të shkulur rrënojat e ish Uzinës së Sodës (që gjendet në mes të pyllit buzë detit) dhe brenda vitit ta kthejmë në qendër rekreative për banorët e Vlorës", duke paraqitur kështu dhe vizionin e biznesit vendas për një shtrirje të qytetit në mënyrë të butë në pjesën perëndimore të tij. Akoma kollonat e thyera të betonit të Uzinës së Sodës qëndrojnë në këmbë, si për të pritur të tjera uzina simotra që do ta zëvendësojnë atë, të cilat tash kërkojnë paraprakisht të presin të gjithë pyllin e sodës e të ngulin qindra e qindra kollona të tjera betoni e të shtojnë qindra hektar me beton. Ky është plani i Qeverisë sot, pra vënia në dispozicion e ultësirës perëndimore të Vlorës, për industri për sipërmarrës të huaj, industri ndotëse për mjedisin, me çmim 1 euro. Fusha e gjithë me 1 euro për të huajt ka bërë që vendasit t'i vishen "malit" me 1000 euro për 1m2, falë dhe komoditetit që ka krijuar Bashkia me lejedhënie për ndërtime pa kriter në mal.
Bashkia e Vlorës dhe Qeveria duhet të marrin urgjentisht masat për të shpëtuar Vlorën. Në vija të përgjithshme këto masa konsistojnë: ngrirja e menjëhershme e gjithë lejeve të reja të ndërtimit nga Uji i Ftohtë deri në Jonufër, deri në një kohë të dytë; anullimi i menjëhershëm i çdo marrëveshjeje paraprake koncesionare për të instaluar industri të ndryshme në Gji të Vlorës; rishikimi i Planit Struktural të Vlorës, i sapo bërë (keq), duke hequr nga ky plan destinacionin për port konteinerësh e industrish të rënda e duke e zëvendësuar me destinacionin për turizëm (jo i tipit të Golemit), zone rezidenciale e industri të lehta, as më shumë e as më pak si plani i hartuar nga vlonjatët në vitin 1996, atëherë kur babëzia akoma nuk ishte gjithëpërfshirëse.