Mesi tremb Lampardin: ˙shtë më i miri në botë
Një gjykimi i tillë po bëhet për ditë
e më shumë edhe më unanim.
Këtij verdikti i është bashkuar edhe
Frank Lampard: sezoni sensacionale
i zhvilluar nga Lionel Mesi me bluzën
e Barcelonës e ka bërë atë numrin
një në botë. Në faqet e "The Guardian",
mesfushori i Çelsit ka bërë
elozhe për argjentinasin, kundërshtarin
e radhës në gjysmëfi nalen
e Champions League. Po ashtu ka
komentuar edhe mungesën e Ashli
Kol, të skualifi kuar për këtë takim:
"Humbja e Ashlit është një goditje e
rëndë. Ka qenë i jashtëzakonshëm
këtë sezon, pohon Lampard. Lionel
Mesi është sot absolutisht futbollisti
më i mirë në botë dhe do të luajë në
krahun e djathtë. Nëse do ndonjë që
mund ta markojë atë, ai është Ashlei.
Për fat të keq, Kol ka marrë një karton
të verdhë. Tani do të duhet të impenjohemi
të gjithë, të gjejmë dikë që të
mbulojë Mesin dhe të mos e lërë atë
të luajë për të mirën e skuadrës". Në
prag të sfi dës tërheqëse kundër Barcelonës,
adrenalina është në rritje,
dhe Lampard e di mirë se, për të
mundur katalanasit, do të duhet një
Çelsi praktikisht perfekt: "Nëse do të
duam t‘i mundim, duhet të luajmë në
nivelin që kemi treguar kundër Liverpulit
në ndeshjen e parë, kur fi tuam
3-1. Barça me shumë mundësi do të
jetë favorite falë mënyrës se si ata po
luajnë. Por, të jesh favorit nuk do të
thotë se kualifi kimi ka mbaruar. Deri
tani Barcelona është skuadra më e
mirë e Evropës, për të mos thënë e
botës. Kanë luajtur në nivele të larta
përgjatë gjithë sezonit, prandaj do
të jetë një sfi dë e vështirë për ne".
e më shumë edhe më unanim.
Këtij verdikti i është bashkuar edhe
Frank Lampard: sezoni sensacionale
i zhvilluar nga Lionel Mesi me bluzën
e Barcelonës e ka bërë atë numrin
një në botë. Në faqet e "The Guardian",
mesfushori i Çelsit ka bërë
elozhe për argjentinasin, kundërshtarin
e radhës në gjysmëfi nalen
e Champions League. Po ashtu ka
komentuar edhe mungesën e Ashli
Kol, të skualifi kuar për këtë takim:
"Humbja e Ashlit është një goditje e
rëndë. Ka qenë i jashtëzakonshëm
këtë sezon, pohon Lampard. Lionel
Mesi është sot absolutisht futbollisti
më i mirë në botë dhe do të luajë në
krahun e djathtë. Nëse do ndonjë që
mund ta markojë atë, ai është Ashlei.
Për fat të keq, Kol ka marrë një karton
të verdhë. Tani do të duhet të impenjohemi
të gjithë, të gjejmë dikë që të
mbulojë Mesin dhe të mos e lërë atë
të luajë për të mirën e skuadrës". Në
prag të sfi dës tërheqëse kundër Barcelonës,
adrenalina është në rritje,
dhe Lampard e di mirë se, për të
mundur katalanasit, do të duhet një
Çelsi praktikisht perfekt: "Nëse do të
duam t‘i mundim, duhet të luajmë në
nivelin që kemi treguar kundër Liverpulit
në ndeshjen e parë, kur fi tuam
3-1. Barça me shumë mundësi do të
jetë favorite falë mënyrës se si ata po
luajnë. Por, të jesh favorit nuk do të
thotë se kualifi kimi ka mbaruar. Deri
tani Barcelona është skuadra më e
mirë e Evropës, për të mos thënë e
botës. Kanë luajtur në nivele të larta
përgjatë gjithë sezonit, prandaj do
të jetë një sfi dë e vështirë për ne".