E Shtunë, 31 Tetor 2026

E merituam fitoren

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 16:31

Sulmuesi Mario Gomez mendon se ekipi i tij, Bayern Munich e meritoi fitoren ndaj Manchester Cityt të martën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, edhe pse e pranon se nuk kishte aspak punë të lehtë ndaj ‘Citizens’.

“Hasëm në vështirësi në 15-20 minutat e parë, por më pas punuam më mirë në planin defanziv dhe nga minuta e 25-të e më tej ne dominuam dhe fituam me meritë”, deklaroi pas ndeshjes sulmuesi gjerman, i cili i realizoi të dyja golat.

Bayern ka grumbulluar 6 pikë nga dy ndeshje dhe prin në grup, kurse City ka marrë vetëm një pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›