E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova shënon përparim. Faith: Prioritet sundimi i ligjit

Kosova ka shënuar përparim të dukshëm. Kështu u shprehë Shefi I Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Faith para përfaqësuesve të pushtetit lokal, ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile në një takim rasti organizuar nga ai, shefi i EULEX-it Iv De Kermabon dhe shefi I zyrëns së Komisionit Evropian, Renco Davidi duke shtuar se përparimi dhe bashkëpunimi rajonal janë detyrat kryesore për Kosovën në vitin 2010.

“Institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të vendosura për perspektivën
evropiane, dhe para të gjithëve në Kosovë është një detyrë e vështirë
për ndërmarrjen e hapave të duhur në realizimin e perspektivës
evropiane,” tha përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë duke
shtuar se dialogu dhe bashkëpunimi me fqinjët në rajon janë faktor i
rëndësishëm ashtu si edhe zhvillimi i Kosovës.

“Përpjekjet gjatë vitit 2010 duhet të përqëndrohen në arritjen e një
raporti pozitiv për progresin e Kosovës, vendosjen e pranisë sa më të
madhe të Bashkimit Evropian në veri të Kosovës si dhe dyfishimin e
përpjekjeve për garantimin e sundimit sa më të fortë dhe të barabartë të
ligjit. “Duhet të jeni të bindur në mbështetjen tonë për të gjitha
fushat, aty ku lind nevoja,” tha Faith me rastin e takimit me
përfaqësues të pushtetit lokal, ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile në
Prishtinë.

Ndërkohë EULEX ka bërë të ditur se nuk njeh gjykatësit serbë të emëruar
për Kosovën nga ana e Beogradit zyrtar. “Në Kosovë, gjatë kohës së
mandatit tonë do të ketë vetëm një sistem të drejtësisë,” thekson EULEX
duke ripërsëritur se nuk i njeh strukturat paralele në Kosovë.

Agim Popoci                                                     

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›