Rrëfim për veten
Ai ishte "zëri" i gjeneratëS
x, zëri që i fliste një rinie
të pakënaqur përmeS
tingujve dhe lirizmit të një
muzike herë rebele e herë disi
mistike. Tani, 14 vjet paS
vetëvrasjes që tronditi shumë
fansa, një film i ri do të rrëfejë
botën e Kurt Cobain, përmeS
vetë fjalëve të tij. Është një film
që do të japë shumë brendi të
panjohura të jetës dhe vdekjeS
së djaloshit mit të Nirvanave.
Filmi quhet "About a son" (Për
një bir) dhe në të Cobain flet me
një pasion të madh për tensionet
mes tij dhe djemve të tjerë
të bandës së famshme, marrëdhënien
me bashkëshorten,
Courtney Love, dhe fëmijërinë
e vetmuar. Filmi, një dokumentar
që pritet të ketë shumë kuriozitet
dhe sukses njëherazi,
bazohet në 25 orë intervistash
me Cobain, të realizuara nga
gazetari Michael Azerrad. Kjo
bisedë kaq e gjatë është zhvilluar
mes dhjetorit të vitit 1992 e
marsit të vitit 1993 dhe praktikisht
janë baza e biografisë së
grupit të famshëm "Nirvana",
e cila u realizua nga i njëjti
gazetar me emrin "Come as you
are" (Eja sikundër je). Një vit
pas marrjes së intervistave, më
5 prill të vitit 1994, Cobain u gjet
i vdekur në shtëpinë e tij në
Seattle me plagën ende të nxehtë
të një plumbi të vetëqëlluar
në mes të ballit. Më shumë
se sa përqendrimi te materiali
filmik i Cobain, filmi tregon skena
të tri qyteteve të ndryshme:
Aberdeen, Olimpia e Seattle,
përkatësisht qyteti i lindjes, i
marrjes së famës dhe i vdekjeS
së të madhit Cobain. Për sa i
takon kolonës zanore dhe muzikëS
së filmit, ato janë pjesë
muzikore e këngëve prej të
cilave mori frymëzimin e u rrit
këngëtari i Nirvanave. Fillojnë
me David Bowie, Queen, Leadbelly,
Scrach Acid, Cheap Trick.
Ndërkohë nuk është futur asnjë
lloj tingulli nga vetë Nirvanat.
Ky grup, që sot është një mit i
vërtetë, doli e u shfaq nga errësira
e rrethinave për të fituar
famë ndërkombëtare me albumin
e dytë "Nevermind" në
vitin 1991. Cobain, një muzikant
i cili mbi të gjitha vlerësonte
integritetin e tij, e pati
shumë të vështirë që ta gjente
veten në një botë pasanikësh
e shkëlqimi, i mësuar siç ishte
vetëm me thjeshtësi dhe tinguj
muzikorë. Ai nuk mund ta
përballonte dot presionin e
madh të famës, të medias, të
të gjitha gjërave, që para se t‘i
merrnin jetën në moshën 27-
vjeçare do ta shndërronin
djaloshin në një vartës të
drogës. Në film ai flet hapur në
lidhje me mosmarrëveshjet që
kishte me shokët e bandës,
Dave Grohl dhe Krist Novoselic.
Madje, mosmarrëveshjet
ishin aq të mëdha e aq thelbësore
sa për pak e bënë disa
herë që të braktiste bandën. Ai
rrëfen edhe kënaqësinë që i
jepte shkrimi i këngëve së
bashku me të shoqen, Courtney.
"Me Courtney-n është
shumë e lehtë të punosh dhe
të bësh muzikë. Sa herë që ulemi
për të bërë ndonjë gjë
bashkë ia dalim të shkruajmë
muzikë të mrekullueshme",
rrëfen vetë Cobain. Filmi përfshin
anekdota mbi këngëtarin,
i cili u rrit si djali i dy
prindërve të divorcuar në një
mjedis të varfër të Aberdeenit,
në Uashington. Shpjegimi
që jep për tërheqjen që kishte
ndaj bashkëshortes është:
"Ajo më bën të ndihem rebel".
Nën të rrëfehet gjithashtu se si
shokët e klasës menduan se ai
ishte homoseksual kur zuri
miqësi me një djalë të tillë.
"Nisa të kisha frikë se mos kjo
ishte e vërtetë dhe vuajtja
shumë derisa më në fund arrita
ta shquaj identitetin tim",
rrëfen Cobain. Në fund të filmit
ka edhe vlerësime të
njerëzve të mëdhenj, por edhe
atyre të zakonshëm. Të gjithë
pak a shumë dalin në të njëjtin
përfundim: "Kurt Cobain
ishte nga ata njerëz që të
mrekullonin si me muzikë,
ashtu edhe me fjalë. Vdekja e
shndërroi në një ikonë".SSSASS