E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretendon se e kanë plagosur, policia hetime për ngjarjen

Durrës

E qëllojnë me armë nga një makinë, përfundon i plagosur në spital. Ngjarja ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, por policia është njoftuar vetëm kur i plagosuri ka mbërritur në spital. Nga deklarimet e 30-vjeçarit D.Sh. nga Durrësi, i plagosur në këmbë me armë zjarri, ka rezultuar se ai është plagosur nga persona të panjohur prej tij, të cilët udhëtonin me një automjet të paidentifikuar në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në afërsi të karburant “Elda”. Në vendin e ngjarjes, i pretenduar nga i dëmtuari, nuk u konstatuan gjurmë të kryerjes së veprës penale dhe policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe autorësinë e saj. Ndërkohë, materialet procedurale për veprat penale të tentativës së vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake i kanë kaluar prokurorisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›