Tenton të hidhet nga pallati, e shpëton policia
Librazhd
Uniformat blu të Librazhdit arrijnë të shmangin një vetëvrasje. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se rreth orës 13.30 të së hënës, 30-vjeçarja L.B., ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i pallatit. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, si dhe pas disa negociatave, u bë i mundur parandalimi i kësaj ngjarjeje. Ndërkaq, nga të dhënat e grumbulluara nga ana e policisë, rezulton se vajza vuante nga probleme mendore. Ajo është dërguar në spitalin e qytetit për t’u trajtuar me medikamente qetësuese.
#