E mitura plagos kambistin ne grabitje
Korce- Nje gjimnaziste e vitit te trete ne shkollen "Themistokli Germenji" te Korces dyshohet se eshte perdorur si karem nga nje grup grabitesish per te sulmuar kambistin Tahir Mehalla. E mitura 17 vjecare, Dajana Kodra, eshte kapur nga vete 50 vjecari qe mbeti i plagosur me thike ne shpatull, kurse brenda disa minutave policia vendore i vuri prangat per "vrasje te mbetur ne tentative" dhe "tentative grabitjeje". Ngjarja e rralle ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme, ne nje pallat ne qender te qytetit te Korces, perballe "Kinema Majestik". Kambisti gjendet i shtruar ne spital dhe sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten.
Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten "KJ" se ngriten nje grup hetimor per ngjarjen pas arrestimit te Dajana Kodres, nxenese e shkolles se mesme "Themistokli Germenji". Rreth ores 08:00 te mengjesit te djeshem, kambisti Tahir Mehalla kishte dale nga shtepia per te shkuar ne qender te qytetit me qellim kryerjen e shkembimit te valutes. Aty ai kishte hasur edhe vajzen 17 vjecare qe i eshte afruar duke i thene se kishte per te kthyer ne leke nje valute prej 10 mije eurosh. "Kam frike qe t'i sjell ketu, ndaj me mire shkojme ne shtepine time se aty kam edhe njerezit e familjes", i ka thene ajo 50 vjecarit qe eshte bindur.
Menjehere ka shkuar ne shtepi ku ka marre nje sasi prej 1.2 milione lekesh per te kryer shkembimin e valutes dhe me canten ne dore eshte nisur drejt pallatit i orientuar nga 17 vjecarja Dajana Kodra. Policia konfirmoi dje se nga deshmia qe ka dhene i demtuari, vajza e ka mashtruar duke e terhequr deri ne apartament. "Sa hyra brenda ne shtepi, pashe se nuk kishte njeri dhe ne ate moment ndjeva nje dhimbje ne shpatull. Ajo me goditi me nje thike qe mbante ne dore dhe me kerkoi parate. Tentoi te me godiste serish, por i kapa doren dhe e mbajta te lidhur derisa erdhen agjentet", ka deshmuar Mehalla para grupit hetimor.
Burime te policise bene te ditur se gjimnazistja Kodra, nuk ka pranuar te flase me oficeret e policise gjyqesore lidhur me ngjarjen, duke kerkuar me pare nje avokat. Gjithashtu burime te policise se Korces shpjeguan se ne dispozicion te Kodres eshte vendosur edhe nje psikologe qe te jete e pranishme gjate seancave te marrjes ne pyetje.
Ndersa grupi hetimor ka degjuar te gjitha deklarimet e kambistit, po heton pisten me te mundshme te kesaj ngjarjeje. "Pavaresisht se vajza nuk ka pranuar te flase, mendohet se ajo ka qene vetem karemi i gjithe kesaj historie. Dyshimet bien per disa bashkepunetore te saj, te cilet per arsye qe ende nuk dihen, nuk dolen ne skene dhe gjithe iniciativen e mori vajza", thane zyrtare te policise per gazeten. Agjentet moren pasditen e djeshme ne pyetje edhe te afermit e gjimnazistes Kodra si dhe mesuesit dhe shoket e saj te shkolles. Uniformat blu kane kryer ne te njejten kohe disa kontrolle ne zonat ku dyshohet se fshiheshin bashkepunetoret e te mitures, por pa asnje rezultat.
"Burri erdhi mori 1.2 milione leke ne shtepi"
Nese 17 vjecarja Dajana Kodra do te kishte mundur te realizonte planin e saj, te denje per skenat e filmave policore, do te kishte dale nga kjo histori me plot 1.2 milione leke. Bashkeshortja e Tahirit, Nevruze Mehalla, tregon se rreth ores 08.00, ai ishte kthyer ne shtepi, ne nje rruge te lagjes nr. 4 te qytetit. "Kerkoi te merrte shumen prej 1.2 milione lekesh, pasi nje vajze qe nuk e njihte i kishte kerkuar shkembimin e 10 mije eurove ne banese, ku gjendeshin prinderit", thote ajo per gazeten. Nje ore me vone ajo ka mesuar per ngjarjen e rende. "Shkova menjehere ne spital dhe e pashe teksa mjeket po i mjekonin plagen qe kishte marre ne shpatullen e djathte. Mjeket i thane se kishte pesuar nga goditja, nje plage me thellesine 8 centimetra", tregon ajo.
Daniela Zisi