E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llotari sportive ne bodrumin e shtepise

Korce- Organizonte ne bodrumin e shtepise lojera te paligjshme te llotarive sportive, ndalohet pronari, sekuestrohen aparaturat. Burime te policise se Korces bejne te ditur se ka filluar procedimi penal ndaj 26 vjecarit Ervin Dine, i cili akuzohet per organizimin e llotarive te pa lejuara. Dines iu gjeten ne bodrumin e shtepise disa pajisje qe sherbenin per organizimin e lojerave te fatit. Policia e Korces ka mbyllur deri diten e djeshme 10 pika bastesh e lojerash fati te palicencuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›