E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mitura, tenton vrasjen e perdhunuesit

LEZHE- Nje vajze e mitur ka tentuar te vrase bashkefshatarin e saj, te liruar nga gjykata pak jave me pare, ndersa e kishte denoncuar per perdhunim. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, kur policia u vu ne dijeni se brenda ne lokalin e A. L., ne lagjen Tale te Lezhes, ishin degjuar te shtena arme. Menjehere uniformat blu, shoqeruan vajzen 17 vjecare me inicialet A. J., dhe tre shoqeruesit e saj, ndersa moren ne mbrojtje te demtuarin K. L., 18 vjec, djali i pronarit te lokalit ku ndodhi ngjarja. Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten, se motivi i ngjarjes ka qene vetegjyqesia, pasi 18-vjecari ishte liruar nga Gjykata e Lezhes, per mungese provash.

Rreth dy muaj me pare vajza e denoncoi te riun, sepse me force e kishte perdhunuar ne lokalin e tij. Por nga hetimet e metejshme rezultoi sipas vendimit te gjykates, se 18 vjecari nuk kishte ushtruar dhune dhe nuk disponoheshin prova. E pakenaqur nga ky vendim, oret e para te dites se djeshme, pasi ka marre edhe nje arme pistolete tip "Zastava", A. J., e shoqeruar nga tre persona te tjere, te aferm te saj, i ka shkuar ne lagjen Tale njeriut qe e akuzonte per dhune seksuale. Pasi eshte futur ne lokal, ajo ka hedhur akuza ndaj tij per perdhunimin dhe pa nguruar, ka qelluar disa here ne drejtim te tij me arme. Per fat te mire plumbat nuk e kane zene 18-vjecarin qe eshte larguar me shpejtesi.

Nje grup hetimor po heton rreth incidentit te ndodhur, duke shoqeruar ne Komisariatin e Lezhes, kater personat qe jane marre ne pyetje. Ndaj te mitures eshte marre masa e ndalimit, deri ne veprimet e tjera hetimore, nen akuzen e "kanosjes" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Gjate marrjes ne pyetje, 17-vjecarja ka akuzuar drejtesine se kishte liruar njeriun qe e perdhunoi ne lokal pas mashtrimit, nen pretendimin se nuk kishte prova te mjaftueshme. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar arma e krimit dhe disa gezhoja. Sipas Policise se Lezhes, shkaku i kesaj ngjarje e ka fillin rreth 2 muaj me pare.

Mesohet se 18-vjecari ishte arrestuar po ne kete lokal, me akuzen e abuzimit seksual ndaj te mitures, por pak dite me pas, gjykata e ka liruar per mungese provash. Ne keto kushte adoleshentja ka vendosur te hakmerret duke tentuar te vrase dhunuesin e saj, por pa mundur ta coje deri ne fund misionin. Adoleshenti nuk e ka pranuar asnjehere akuzen e ngritur nga bashkefshatarja e tij, duke e quajtur nje sajese denoncimin e bere rreth dy muaj me pare. Burime zyrtare te policise, deklaruan se kishin ndaluar te dyshuarin menjehere pas denoncimit, por ka qene prokuroria dhe gjykata qe kane ndjekur ceshtjen, duke lejuar qe ngjarja te shkonte deri ne vetegjyqesi.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›