E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, grabitet me dhune i mituri

Korce- Dy te mitur grabisin me dhune nje 13-vjecar ne mes te dites. Burime zyrtare nga Policia e Korces, konfirmuan ndalimin diten e djeshme te Marius L., dhe Bernardo Q., 17 dhe 16 vjec. Dy te miturit akuzohen se diten e diel, ne nje prej rrugicave te qytetit, i kane rrembyer dhunshem nje byzylyk floriri nje 13-vjecari. Policia ben te ditur se grabitesit e kishin ndjekur femijen ne momentin qe kishte dale nga shkolla dhe sapo po hynte ne rrugicen qe te conte per ne shtepine e tij, e kishin sulmuar. I traumatizuar nga ngjarja, 13- vjecari ua kishte dhene byzylykun, por njekohesisht iu kishte treguar edhe prinderve. I shoqeruar nga ata, i mituri ka bere dhe denoncimin ne komisariat. Policia beri te mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autoreve te dyshuar. Mesohet se te ndaluarit ishin te njohur si kontigjente kriminal nga policia, pasi ishin arrestuar edhe me pare per vepren penale te "vjedhjes". Ndaj tyre eshte ngritur akuza e "vjedhjes me dhune", ndersa ne cilesine e proves, iu eshte kapur edhe byzylyku i grabitur.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›