E Diel, 1 Nëntor 2026

Flijohet pas disa tentativash 41-vjecarja, shkak depresioni

Shkoder- Nje 41-vjecare nga Shllaku i Shkodres, eshte gjetur e mbytur ne ujerat e liqenit te Hidrocentralit te Vaut te Dejes, oret e vona te mbremjes se diel. Burime zyrtare thane se ngjarja ndodhi ne vendin e quajtur "Gegaj", kurse viktima eshte Dila Zhuri. "Grupi hetimor ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe nga hetimet paraprake, rezultoi se e ndjera eshte vetembytur, pasi ka vuajtur nga depresioni nervor ajo ka tentuar dhe here te tjera t'i jape fund jetes", deklaroi zedhenesja e Policise se Shkodres, dje per gazeten. Grupi hetimor ka marre edhe deshmite e familjareve qe konfirmuan shqetesimet nga te cilat vuante viktima. Ekspertet nuk konstatuan shenja dhune ne trup, kurse shkaku i vdekjes konfirmohet asfiksia, si pasoje e mbytjes ne uje.

R.Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›