E moshuara 98-vjeçare u mbijeton tre shkatërrimeve
Është 98 vjeçe dhe në jetën e saj të gjatë i ka mbijetuar dy tërmeteve dhe një shkatërrimi. Ines D‘Alessandrio, natën e së hënës në apartamentin e saj në Akuila ka përjetuar të njëjtat emocione që ndjeu edhe në 1915 kur tërmeti i Marsikës shkatërroi vendin e saj, Castel di Ieri.
Sot Ines ka treguar për agjencinë italiane të lajmeve "Ansa" historinë e saj, atë të një fëmije që shpëton nga lëkundjet e forta sizmike të 1915 dhe përjeton tre vjet më vonë vdekjen e dy motrave nga shkatërrimi i papritur i shtëpisë së saj që ishte deklaruar si e paqëndrueshme nga teknikët e epokës së atij tërmeti.
E moshuara edhe sot nuk e humbet forcën e saj dhe i ka drejtuar një thirrje të gjithëve "që të shpejtojnë për të ndihmuar ata që janë duke vuajtur". Gjithashtu, ajo gjen edhe mënyrën për të ngushëlluar të gjithë ata që kanë humbur "gjithçka për të cilën kanë luftuar në jetë, tani duhet treguar kurajë".
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë me intensitet dhe ato nuk janë ndërprerë në asnjë rast menjëherë pas goditjes së tërmetit të fuqishëm që shkaktoi aq shumë shkatërrime dhe viktima në qendër të Italisë fqinje.