Sizmiologët: Pas goditjes së 6 prillit u regjistruan edhe 280 lëkundje sizmike
Gërmimet për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja vazhdojnë, në një kohë kur edhe toka dridhet thuajse pa pushim, duke vështirësuar më tej këto operacione shpëtimi. Lëkundjet sizmike në zonën e Abruzos vazhdojnë. Pas tronditjes së fortë të mëngjesit të 6 prillit janë regjistruar deri tani 280 lëkundje të tjera. Një pohim i tillë vjen nga sizmiologët italianë, të cilët e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen e tyre në studimin i këtij fenomeni shkatërrues për zonën e Abruzos dhe me pasoja fatale për jetët e banorëve të saj.
"Goditja më e fortë u ndje në orën 01:15 me një magnitudë prej 4.8 ballë", shprehet sizmologu Françesko Mele, nga salla sizmike e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Ai konfirmon më tej se përpara kësaj goditjeje është regjistruar një tjetër lëkundje me magnitudë 3.6 ballë në orën 0:47. Por këto nuk kanë qenë të vetmet. Edhe më pas në orën 3:52 dhe sërish në 4:12 janë ndier nga banorët dhe punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë, por natyrisht edhe nga aparaturat dy goditje të tjera me magnitudë 3 ballë. Ndërkohë, vijon Mele, drejt territorit të goditur janë nisur skuadra të inxhinierëve për të instaluar gjashtë stacione të reja pak kilometra në distanca nga zona ku ndodhi shembja e pllakës. Edhe katër stacione të tjera pritet që të ngrihen në orët e ardhshme.
Një interes shumë i madh është shfaqur edhe nga sizmiologë nga vende të tjera fqinje me italianë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer llogaritjet e tyre dhe për të bërë kërkime shkencore. Në Itali vazhdojnë polemikat dhe debatet lidhur me çështjen e parashikimit ose jo të tërmeteve. Kjo menjëherë pas goditjes së fuqishme nga Abruzo dhe parashikimit që u konsideruar si "përhapje paniku" nga ana e shkencëtarit italian, Xhuliano, për të cilin autoritetet nisën edhe një hetim.
Nga gërmimet e mëtejshme në konviktin e studentëve janë mundur të nxirren të pajetë edhe trupat e katër të rinjve, të cilët rezultonin të zhdukur. Për mbijetesën e tyre u rritën shpresat sidomos pas rastit kur një 24-vjeçare arriti të mbijetojë nën gërmadha për rreth 23 orë. Por këtë herë nuk ka ndodhur kështu. Forcat e emergjencës civile kanë pohuar se katër të rinjtë nuk kanë mundur që t‘i shpëtojnë goditjes shkatërruese të tërmetit.
Një tjetër student tregon se ka mundur që të shpëtojë falë faktit se e ka kaluar natën jashtë dhe nuk është kthyer në konvikt, ndërsa ndodhet në një gjendje të shokuar dhe lutet që të paktën të shpëtojnë shokët e tij të dhomës. Historitë dhe dëshmitë tragjike, që ngelën pas këtij tërmeti me një bilanc tragjik janë të shumta. E tillë është edhe situata e atyre që kanë mbijetuar po që tashmë kanë humbur gjithçka, pronën dhe shtëpitë e tyre.