Epoka staliniste serish ndjell viktima
Pese njerez kane vdekur dhe me shume se 200 jane plagosur nga nje shperthim i fuqishem te shtunen ne nje depo ushtarake prane aeroportit te Tiranes kur ekipe ekspertesh ishin duke c'aktivizuar municionet e epokes staliniste.
Punetoret ne depo dhe banoret vendas ishin shtruar neper spitale me tronditje dhe plage te shkaktuara nga shrapnelet qe fluturonin dhe cifla te tjera, thane zyrtaret e Ministrise shqiptare te Shendetesise. Shperthimi fillestar u degjua ne qender te Tiranes, 20 km larg. Banoret u larguan prej fshatit Gerdec, shume prane depove, ndersa shperthimet vazhdonin te tronditnin zonen. Presidenti Bamir Topi u shfaq ne televizionin shqiptar duke bere thirrje per te ruajtur qetesine. Stacionet private televizive treguan pamje te shtepive me catite dhe muret e shembura. Kolona tymi dilnin nga zona rreth depove. Policia mbylli rrugen midis aeroportit dhe qendres se qytetit. Nje deklarate e leshuar nga zyra e kryeministrit Sali Berisha, pohonte se 110 njerez ishin duke punuar ne depon ushtarake te shtunen.
Shqiperia eshte duke shkaterruar stoqet e armeve te prodhimit sovjetik dhe kinez me ndihmen amerikane sipas planit te saj te veprimit per anetaresim ne NATO. Ajo shpreson te fitoje nje ftese per t'iu bashkuar aleances gjate samitit te ardhshem te NATO-s ne Bukuresht.
Fatmir Mediu, ministri i Mbrojtjes, tha ne nje interviste me Financial Times, ne fillim te kesaj jave se me shume se 100.000 tone municione te vjetra te cilat duhet te c'aktivizohen. "Ky eshte nje prioritet per forcat tona te armatosura, dhe ne jemi duke punuar ne bashkepunim te ngushte me ekspertet amerikane per ta perfunduar kete mision", tha ai.
Zyrtaret e ambasades amerikane refuzuan te konfirmojne njoftimet e mediave shqiptare se ekspertet e nje kompanie private amerikane ishin duke monitoruar punimet qe po zhvilloheshin ne depo te shtunen. Nje varg tunelesh per te ruajtur tanket, armet dhe municionet jane germuar ne kodrat perreth aeroportit te Tiranes gjate viteve te vetizolimit te Shqiperise. Z.Mediu thote se sasite e agjenteve kimike per prodhimin e armeve, te depozituara ne nje tunel brenda malit prane kryeqytetit, tashme jane shkaterruar.
Marre nga: "The Financial Times”