E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi i rremë, Vora boshatiset për 10 minuta

Ora 11:40 në Vorë, 12 kilometra larg Tiranës. Qindra gra, fëmijë, pleq nxitojnë për t‘u larguar sa më parë nga qyteza, që brenda pak minutash është boshatisur. Dikush në këmbë, të tjerë në makina janë nisur drejt kryeqytetit. Të tmerruar nga situata, anëtarët e shtabit ndërministror të emergjencave kanë dalë në rrugë për të mësuar se ç‘kishte ndodhur, por kanë hasur kundërshtitë e banorëve që largonin nga qyteza të afërmit e tyre. Për t‘i bërë ballë situatës, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, dhe ,inistri i Bujqësisë, Jemin Gjana, dolën në rrugët e Vorës për të normalizuar turmën, duke pohuar se nuk kishte asnjë shpërthim tjetër në fshatin Gërdec. Megjithatë, në disa raste janë konfrontuar nga banorët, të cilët kishin marrë të gjithë familjen. Të indinjuar nga kjo situatë, dy zyrtarët e lartë nuk kanë kursyer as ofendimet për banorët. Por këta të fundit nuk e kanë lënë me kaq dhe situata është tensionuar më tepër. Pas disa minutash gjendja është normalizuar në qytezën e vogël. Gjithçka ishte si pasojë një informacion të rremë për shpërthime të tjera në fshatin Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›