E nesërmja: Progres apo Regres?!
1. Protesta e fundjavës mbylli ciklin e parë të strategjisë opozitare paszgjedhore. Përqasja radikale e këtij cikli, përtej veshjes parimore të kërkimit të së vërtetës për zgjedhjet, është analizuar, së shumti sepse buron nga nevoja e brendshme për rikonfirmimin e lidershipit, duke kuptuar këtu më gjerë se vetëm kryetari i PS-së. Shenjat e para të zbehta të kësaj qasjeje u dhanë 1, 2, 3... korrik. Përgjatë dy muajve verorë, përqasja radikale konkurroi me atë të moderuar dhe më pas e para fitoi terren dhe u zbatua në praktikë.
2. Synimet e qasjes radikale janë arritur tashme: i) lidershipi i ri është rikonfirmuar; ii) PS ka rimbledhur forcat dhe është rimotivuar për të bërë një opozitë energjike. Arritja e parë është kryesisht çështje e brendshme, edhe pse bllokimi i qarkullimit të elitave mund të shihet edhe si dëm publik. Arritja e dytë është një dobi bruto publike. Por e fundit s‘kish se si të mos arrihej edhe me ndërrim të lidershipit, si dhe pa qasje radikale bojkotuese e protestuese. Ndërkaq, përqasja radikale për nevoja të brendshme ka krijuar tashmë një kosto bruto publike, e cila po merr trajtë dhe masë gjithnjë e më të prekshme: nënefektivitet i Kuvendit; pasiguri politike e juridike; rikthim i pjesshëm te dyshimet ndërkombëtare mbi aftësitë e Shqipërisë për stabilitet, zgjedhje, siguri. Rezultantja edhe në këtë moment është kosto neto publike, ndonëse masa e dëmit është ende e ulët.
3. Sistemi shqiptar i administrimit/arbitrimit të zgjedhjeve, i ngritur me konsensus e me përfaqësim të barabartë mes palëve, prodhoi rezultatin zgjedhor me shumë-shumë pak kontestime. Ndërkaq, në raportet e arbitrit ndërkombëtar cilësohet: "...u arritën shumica e standardeve..."; por "...nuk u arritën standardet më të larta..."; apo "...numërimi ishte keq ose shumë keq në 1/3 e qendrave të numërimit...." por "...nuk pati fakte të manipulimit të votave në numërim..." Prononcimet apo vendimet e më pasme politike ndërkombëtare, në pritje të përmbylljes së procesit zgjedhor dhe konkluzioneve monitoruese mbi të, tashmë janë qartë në favor të Shqipërisë dhe flasin se nga dy mënyrat shqiptare të leximit të të njëjtit raport, mënyra pozitive është ajo e logjikshmja.
4. Shumica e standardeve u arritën nëpërmjet një qasjeje jo radikale, por edhe deri diku bashkëpunuese parazgjedhore mes palëve. Nevoja e palëve dhe presioni pozitiv publik kombinuar me kërkesën për arritjen e objektivave integruese kontribuuan në këto arritje. Për rrjedhojë, arritja e pjesës së mbetur të lartësisë maksimale të standardeve s‘ka se si të ketë nevojë për një përqasje të re tashmë radikale nga opozita. Përkundrazi, kjo pjesë e mbetur ka nevojë për edhe më shumë urtësi, bashkëpunim dhe profesionalizëm. Përqasja radikale është e pakuptimtë edhe sikur ajo të na çonte tek i njëjti rezultat i dëshirueshëm. Përse duhet të zgjedhim mënyrën me koston më të lartë? S‘heqim dot dorë nga ky ves? Për më tepër që përqasja radikale, si për fatalitet, ka shumë mundësi të na largojë goxha më shumë, në masë dhe kohë, nga pikësynimi shoqërisht i dëshirueshëm. Ndaj edhe për kaq sa është ushtruar, kostoja bruto e përqasjes radikale opozitare ka tejkaluar dobinë bruto të kompaktësimit dhe gjallërimit postzgjedhor opozitar. Jemi tashmë në gjendjen e një kostoje neto publike. Nëse ndalet këtu, çereku i së keqes. Nëse s‘ndalet, ku do përfundojmë?
5. Por disa, me apo pa qëllime pushteti, dyshojnë dhe/ose besojnë në mënyrë të sinqertë se numërimi i votave dhe përgatitja e procesverbaleve të rezultateve të numërimit është manipuluar në një masë që cenon legjitimitetin e produktit të tyre: përbërjen e Kuvendit, dhe se ky manipulim nuk është kapur përgjatë procesit monitorues edhe nga ndërkombëtarët. Ndaj, thonë këta, "e vërteta ndodhet brenda në kuti". A thua se kutitë s‘qenkan hapur, vëzhguar, numëruar dhe rinumëruar nga ushtritë e të dyja palëve dhe te të tretëve e sikur kjo të ishte bërë vetëm në mënyrë të njëanshme nga pala qeveritare e fituese. Krejt e kundërta ka ndodhur. Procesi i numërimit, aty pra ku kemi dështuar më shumë në zgjedhjet e shkuara, ka qenë rreptësisht i vëzhguar në këto zgjedhje.
6. E gjithë rrjedha e ngjarjeve dhe rezultateve paraprake deri nga fundi i datës 30 qershor, fliste pozitivisht. Entuziazmi i majtë ishte edhe më i lartë se ai i djathtë këto dy ditë të numërimit. Vlerësime mjaft pozitive për zgjedhjet u dhanë nga të dyja kampet. Kutitë e përzgjedhura në mënyrë rastësore po tregonin një fluktuacion të shpeshtë të rezultatit, i cili binte ndesh me rezultatet e sondazheve dhe exit-polls, lidhur me masën e diferencës mes votave të palëve, gjithsesi jo me kahen e tyre. Asnjë dyshim i arsyeshëm nuk u ngrit dhe as s‘mund të ngrihej mbi manipulimet zgjedhore përgjatë votimit dhe në dy ditët e para të numërimit.
7. Pretendimet filluan të ngriheshin në momentin kur rezultati, që nga mesdita e së martës, u projektua qëndrueshëm në 70:66:4. Në pasditen e së martës e në vijim filloi loja numërore e kutive të fundit. Tensioni u ngrit të mërkurën, më 1 korrik, me shpalljen e koalicionit të mundshëm PD:LSI. Humbi shpresa për një rezultat të tillë që do ta mbante PS-në në lojën për krijimin e një qeverie koalicioni apo teknike. Të enjten u ngrit tensioni në Fier. Vazhdoi me një proces të tensionuar ankimor dhe rinumërimi të kutive të mbetura.
8. Deri më sot, në diskutimin politik e publik mediatik nuk kam dëgjuar a lexuar ndonjë shpjegim serioz si mund të jetë kryer manipulimi në votim dhe në numërim e pas tij deri në Kolegjin Zgjedhor, me efekte kumulative neto pozitive, në masë të mjaftueshme e vetëm në njërin drejtim, që të mbështeste këtë dyshim kaq të madh e të rëndë mbi produktin zgjedhor. Kushdo që do të ofronte shpjegime të arsyeshme nga dyshuesit e sinqertë, do të ishte i mirëpritur. Variantet që shtrohen e diskutohen nëpër kafene a mbledhje politike më duken fantastikisht qesharake. Kam dëgjuar nga këto para dhe pas zgjedhjeve. Ky lloj dyshimi a besimi më kujton shprehjen "E shoh që është mulli me erë, po uji nga i vjen"?
9. "Urtësia fillon me logjikën" thotë një fjalë e urtë. Hetimi parlamentar është një proces me elementë të fortë të procesit penal. Në fakt, për qëllimet e përmirësimit të sistemit të ardhshëm zgjedhor do të kishte mjaftuar edhe një proces vlerësimi dhe analize logjike. Se mos kërkon shumë analizë përfundimi se duhet kaluar te komisionet jopartizane dhe te numërimi apo edhe votimi elektronik. Por ja që jo të gjithë janë logjikë. Megjithatë, kërkesa për komision hetimor është e pamohueshme, edhe pse mund të mos ketë fort arsye. Te komisioni hetimor mund të kishim arritur edhe pa qasjen radikale të opozitës. Nëse deputetët e opozitës do të shkonin në Kuvend që në shtator, sot, në fundin e nëntorit, komisioni do të ishte ngritur edhe pa dashjen e mazhorancës, ndërsa elementët materialë dhe proceduralë të hetimit do të ishin mirëpërcaktuar qoftë edhe me një aktivizim të Gjykatës Kushtetuese, në rast mospajtimi mes palëve për ndonjë nga këto aspekte.
10. Kërkesa opozitare për hetim parlamentar deri tani është artikuluar në terma tepër-tepër të përgjithshëm. Mazhoranca jo vetëm ka pranuar hetimin parlamentar me spektër të gjerë hetimor, por ka kaluar edhe më tej, duke pranuar që në cenim të së drejtës së saj ligjore, t‘i japë praktikisht opozitës shumicën e komisionit. Këto janë dhënë e thënë me kohë nga mazhoranca edhe pa protestat e opozitës, që edhe për këto arsye protestat duken të panevojshme. Mazhoranca nuk pranon, në parim, vetëm ato hapësira apo metoda hetimi që mund të cenojnë kushtetutshmërinë. Në kushtet e një kërkese të paqartë, edhe përgjigjja është dhe duhet të jetë e kufizuar. Lëshimet në paqartësi mund të jenë po aq të rrezikshme për kushtetutshmërinë, sa dhe kërkesat e paqarta. Tek e fundit, askush nuk ka tagrin të japë konsensus tej përcaktimeve kushtetuese.
11. Pa një proces hetimor kushtetues s‘mund të ketë një rezultat kushtetues. Të gjitha aspektet hetimore të sipërpërmendura, që mund t‘i përmbledhim në termat hapësirë dhe metodë hetimore, kërkojnë një shtjellim të plotë dhe të qartë paraprak nga opozita kërkuese në radhë të parë, nga mazhoranca pranuese në radhë të dytë dhe nga institucionet apo publiku gjithashtu. Bëhet fjalë për një terren ku kushtetutshmëria dhe anti-kushtetutshmëria ndahen nga një fletë e hollë e ku probabiliteti për devijim në drejtim të gabuar është mjaft më i lartë se ai për në drejtimin e duhur. Roland Lami, në shkrimin e tij në gazetën "Shqip", datë 23 nëntor, kishte nisur analizën e devijimeve dhe risqeve të mundshme të një procesi hetimor. Shpresoj që analiza të tilla të shpeshtohen. Do të ishte një ndihmesë për palët që të mund të taronin hapësirën dhe metodën e hetimit pa e nisur atë.
12. Kaq kosto dhe risqe publike jo vetëm deri më sot, por edhe në javët në vijim! Dhe për çfarë? Vetëm për çështje të brendshme të opozitës. Po nëse strategjia radikale është edhe për qëllime pushteti të parakohshëm? Do të ishte e logjikshme që të paragjykonim për kosto publike edhe më të larta të mundshme nga aksioni radikal opozitar? Gjithsesi, për sa kohë aksioni mbetet në hapësirën e veprimit kushtetues, radikalizmi është i tolerueshëm. Ndërkaq, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje ekstremale në rrethana tepër të veçanta. Zgjedhjet e parakohshme nuk justifikohen nga humbja e durimit edhe kur zgjedhjet pararendëse janë humbur me diferencë të ngushtë. Opozita duhet të dijë të vetëpërmbahet për 4 vite, deri në garën e ardhshme. Deri atë ditë, ka shumë gjëra që mund të bëhen së bashku me mazhorancën. Kjo kohë do të jetë edhe një shans për opozitën e re, që të mësojë se ç‘është shteti. Pa kaluar klasën për këtë cilësi, në rrethana të tjera të njëjta, zor se kualifikohet fituese edhe në 2013-ën. Në këto vite na duhet që motori shqiptar i integrimit të punojë në kapacitet të plotë dhe ka nevojë për kontribute konstruktive dhe kooperuese të të gjithëve.
*Instituti për Studime Bashkëkohore