Basha: Dhuna e opozitës do të marrë përgjigje nga policia
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Partisë Socialiste duke u shprehur se dhuna dhe thirrjet për dhunën do të marrin përgjigjet e duhura nga Policia e Shtetit dhe ligji. Duke vënë theksin te protestat e opozitës, Basha është shprehur se Policia e Shtetit është e gatshme për të garantuar të drejtat e qytetarëve për protesta paqësore, ashtu si deri tani ka zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin. Këtë, ministri i Brendshëm e ka deklaruar pas një ceremonie për dhurimin e disa pajisjeve trajnuese nga qeveria amerikane për shkollën e policisë.
Më tej, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, paralajmëroi një fazë të re të luftës së Policisë së Shtetit kundër mafies dhe krimit të organizuar. Pikërisht dje u dhuruan disa pajisje mbi taktikat mbrojtëse të programit ICITAP, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së, John L. Withers II. Ai u shpreh i lumtur se merrte pjesë në këtë ceremoni, ku u dhuruan kostume taktike për vetëmbrojtje, pistoleta mësimore, thika, shkopinj, dyshekë të palosshëm, mburoja, si dhe disa vegla stërvitjeje, që iu lanë në shërbim Qendrës së Formimit Policor. Më tej, Withers deklaroi se policia shqiptare po rrit standardet e saj nga dita në ditë. Në këtë aktivitet, ministri i Brendshëm deklaroi se ligji "Antimafia" dhe ligji për konfiskimin e pasurive janë mjete të reja ligjore në luftën e pashtershme të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar. "Një fazë e re ka nisur në luftën kundër mafies. Kjo luftë do të fitohet nga Policia e Shtetit. Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, në javët dhe muajt e ardhshëm, ne do të intensifikojmë goditjen ndaj krimit të organizuar duke shënuar nivelet më të larta të kësaj lufte", deklaroi Basha. Duke falënderuar për ndihmën e dhënë dhe duke theksuar se përvoja amerikane që po fiton Policia e Shtetit është një nga praktikat më të mira ndërkombëtare të shërbimit policor, ministri Basha tha se avancimi i policisë shqiptare drejt standardeve euroatlantike është pa dyshim një meritë e padiskutueshme e kontributit euroatlantik dhe në këtë rast qeverisë së SHBA-së, për pajisjen e policisë me mjete dhe sisteme bashkëkohore dhe trajnimin me metodat më të përparuara të policimit. Ministri Basha u shpreh se në sajë të bashkëpunimit, Policia e Shtetit do të njohë rezultate edhe më të larta në punën e saj.
Ble. Gi.