E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Berisha i ka refuzuar gjykatat

Deputeti socialist, Taulant Balla, vlerëson se "Sali Berisha gjatë gjithë karrierës së vet politike nuk i ka respektuar edhe një ditë të vetme vendimet dhe urdhrat e gjykatave". Shqiptarët, shtoi ai, nuk mund të harrojnë se Sali Berisha nuk iu përgjigj asnjëherë urdhrave të gjykatës për të dëshmuar në proceset gjyqësore të vrasjes së deputetit Azem Hajdari apo për përgjegjësitë e veta direkte për grushtin e shtetit të vitit 1998. "Sali Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në gjykatë megjithëse për të ka pasur disa dhjetëra fletëthirrje dhe nuk ka respektuar asnjë vendim gjyqësor për të gjitha shpifjet dhe trillimet që ka bërë kundër kundërshtarëve të vet", theksoi Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›