E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk e pranojmë pushtetin e dalë nga krimi!

Kryeministri i Shqipërisë në detyrë, Sali Berisha tha sot se nuk do të pranojë kurrë pushtetin e vjedhur nga krimi, droga dhe paratë e pista. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha shprehet se rinumërimi i fletëve të votimit në qarkun e Lezhës dëshmoi se karteli i drogës, që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit, ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1 200 vota vetëm në Lezhë.“Ky eshte ndryshim! Nga rinumerimi ne Lezhe, 1200 vota te vjedhura

Te dashur miq, rinumerimi i fleteve te votimit deshmoi se karteli i droges qe erdhi ne pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhune, terror e para te pista 1200 vota vetem ne qarkun e Lezhes dhe tani, po me dhune, terror dhe para te pista, duan te bllokojne rinumerimin e votave dhe te mbrojne mandatet e krimit. Ky eshte ndryshimi qe donin trafikantet dhe miqte e tyre!! Por ne demokratet pushtetin e dale nga krimi, droga dhe parate e pista nuk do e pranojme kurre! Perpara per voten e lire te shqiptareve! Sb”

Partia Demokratike kërcënoi sot me mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat i cilëson të diktuara nga Edi Rama, sipas saj, me vrasës serial, trafikantë droge dhe para të pista. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Gerti Bogdani deklaroi se pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptare, rezultati nuk pranohet.

“PD i deklaron shqiptarëve dhe miqve e partnerëve të Shqipërisë se nuk do pranojë kurrë pushtetin e dalë nga këto zgjedhje as dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve të diktuar nga Edi Rama me vrasës serialë, trafikantë droge dhe para të pista pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe për këtë përgjegjësia do bjerë vetëm dhe personalisht mbi Edi Ramën”, theksoi ai, raporton Panorama.

Duke iu referuar rezultatit nga rinumërimi i votave në qarkun e Lezhës deri në këto momente, Bogdani theksoi se rezulton të jenë mbi 1 250 vota.

“Ne total, pas rinumërimit të votave në të gjitha kutitë e të gjitha qendrave të zonës elektorale të KZAZ nr 13, të Qarkut Lezhë, rezulton se Edi Rama dhe banda e tij e krimit dhe drogës ka vjedhur me dhunë dhe terror dhe para të pista mbi 1 250 vota. Këto prova dhe dëshmi faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se PS me bandat e krimit përsëritën në Shqipëri zgjedhjet e 2001”, tha Bogdani.

“PD i kërkon Edi Ramës të ndalojë menjëherë çdo formë presioni çdo përpjekje për të bllokuar me çdo mjet rinumërimin e votave dhe fshehur kështu me çdo kusht krimin e tij monstruoz të vjedhjes së votave”, shkruan në fund ky funksionar i Partisë Demokratike. Berisha: Nuk pranojmë pushtetin e vjedhësve të votave

Sipas BW, nga rinumërimi i deritashëm i votave në 3 KZAZ, nga gjithsej 4 sosh në qarkun e Lezhës, del se numri i votave në favor të koalicionit të djathtë, të udhëhequr nga PD-ja, është rritur për 739 vota. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›