E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përdhunuan, hidhet nga kati i dytë i hotelit

Kamëz, 4 shkurt, NOA Pasi është mbajtur
forcërisht në mjediset e një hoteli, një vajzë 20-vjeçare është hedhur nga kati
i dytë ndërsa personi që e kishte çuar aty donte ta përdhunonte.

Për fat të mirë, ka pësuar vetëm disa dëmtime
fizike dhe i ka shpëtuar vdekjes, ndërsa personi që donte të përfitonte prej
saj ka rënë në prangat e policisë.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve
NOA nga burime policore të Tiranës, të cilët bëjnë me dije se ajo ka ndodhur në
një hotel të Kamzës, ndërsa i ndaluari mësohet të jetë Besnik Fetahu, 38 vjeç,
lindur në Pukë dhe banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka
mbajtur forcërisht duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një vajze 20-vjeçare,
ku për ti shpëtuar kjo e fundit është  hedhur
nga dritarja e katit të dytë të këtij hoteli.

Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë
jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë vetëm disa dëmtime fizike.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet proceduriale,
ndërsa materialet do ti kalojnë prokurorisë, për veprat penale të Heqjes së
paligjshme të lirisë dhe të Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura,
parashikuar nga nenet 110 dhe 102/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›