E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vodhi çantën bashkëmoshatares, më pas e kërcënonte në telefon

Tiranë, 4 shkurt, NOA Forcat e policisë së
Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin Erikland Jashkurri, lindur në
Krastë të Matit dhe banues në Sauk të Vogël në kryeqytet. Lajmi konfirmohet
zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se arrestimi i tij u krye pasi
dyshohet se i ka vjedhur çantën dhe më pas e ka fyer e kërcënuar me anë të
telefonit një bashkëmoshataren e tij. Në cilësinë e provës materiale atij i janë
sekuestruar një aparat celular, një kuletë dhe 2 000 lekë.

Ndërkaq, materialet do ti kalojnë prokurorisë
për veprat penale të Vjedhjes dhe të Përdorimit me keqdashje të thirrjeve
telefonike, parashikuar nga nenet 134/1 dhe 275 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›