Gjendet e mbytur një grua në liqenin artificial

Tiranë, 4 shkurt, NOA - Një grua është gjetur e
mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin artificial të Tiranës.
Trupi i pajetë është vënë re nga kalimtarët në
orët e para të ditës, ndërsa është nxjerrë më pas nga polumbarët pas denoncimit
të tyre pranë organeve kompetente.
Ende nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare nga
burimet policore, por bëhet me dijeni se viktima është ende e paidentifikuar
dhe nuk dihet asgjë rreth moshës apo emrit të saj. Ndërkaq, dyshimet e para të
ngritura nga ekipi hetimor që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje janë ato të
një vetëmbytje të viktimës në fjalë.
Bëhet me dijeni në mënyrë paraprake se kufoma është
në gjendje të padekompozuar dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të saj
dhe shkaqeve të mundshme që kanë çuar në mbytjen e saj.
n.e/NOA