E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, vdes 60-vjeçarja në Fier

Fier- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier -Fermë Çlirim në rrethin e Fierit me pasoje vdekjen e një 60-vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, në vendin e njohur si ish fabrika e tullave, një ndër vendet ku ndër vite kanë ndodhur aksidente të shumta. Sipas burimeve të policisë, viktimë është shtetasja Mahmude Vrenozi, e cila është goditur nga një automjet tip benz me targa FR 06-25 B, në momentin që po kalonte rrugën.

Si rezulatat i i kësaj përplasje ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tentativa për ta nisur në spital ka qenë e kotë. Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të gjetur shkakun e këtij aksidenti. E aksidentuara ishte banore e fshatit Radostinë të Fierit. Pas ngjarjes, mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, që do të përgjigjet për aksidentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›