E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, pranga shoferit të autobusit me malazezë

 

Librazhd- Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë shtetasin malazez Stretto Kovaçeviç, 51-vjeç. Ai sipas policisë do të hetohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Një ditë më parë, 51-vjeçari ishte shofer i një autobusi të shoqëronte turistë nga Mali i Zi dhe nga hetimet e para dyshohet se është ai shkak i aksidentit të ndodhur me një maune, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Laze Malaj.

Ngjarja ndodhi pas pas mesnatës së të shtunës, në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Hotolisht.

Për drejtuesin e maunes nuk ka pasur asnjë shpresë, pasi ai humbi jetën menjëherë pas përplasjes së fuqishme, ndërkohë që policia e mbërritur në vendin e ngjarjes bëri shoqërimin e tre personave nga autobusi me turistë. Në komisariatin e policisë u shoqëruan shoferi i autobusit, pronari dhe fatorinoja, ndërkohë që pasagjerët nuk kishin pësuar probleme.

Atyre iu vu në dispozicion një autobus tjetër për të vijuar udhëtimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›