E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princesha e Yorkut, lakuriq si një krimbth dhe e dehur...

 

“Lakuriq si një krimbth dhe e dehur”, - shkruan The Sun për princeshën Eugenia e York-ut, vajza e princit Andrea, Duka i York-ut dhe e Sarah Ferguson.

Eugenia, 18 vjeç, është kapur nga paparacët e famshëm të The Sun në kulmin e një feste (aspak mbretërore) në Marlborough College, ku ajo është nxënëse e vitti të katërt. ( 23 mijë sterlina pagesë vjetore, rreth 29 mijë euro).

Princesha dge disa vajza të tjera “po kërcenin si nimfa nën dritën e hënës” sipas The Sun, që citon krahas fotografive edhe një vajzë të kolegjit, pjesëmarrëse në festë.

Duket se në festën e pazakontë nuk kanë qenë të ftuar djemtë dhe nuk është vënë re për fat të mirë, përdorim drogash. Vajzat kishin konsumuar vetëm pak alkool në një pub afër kolegjit, përpara se të vendosnin ti tregonin hiret hënës.

"Ka ndodhur disa javë më parë, përpara se të niste sezoni i provimeve, dhe ndoshta vajzat e kanë patur një si shfryrje nga stresi,- dëshmoi vajza e cituar nga tabloidi i njohur anglez.

Një zëdhënës i Dukatit të York-ut ka refuzuar të komentojë ngjarjen. Princesha pritet që javën e ardhshme të dalë për herë të parë me motrën e madhe Beatrice në ambjentet e Royal Ascot, një garë sportive e nivelit të lartë, por mbi të gjitha pikë takimi vjetore, e paevitueshme për aristokracinë celebre dhe yjet e sportit britanik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›