E përplas me makinë, vdes 60-vjeçari
16/12/2008 Në aksin Fushë-Krujë-Laç
DURRES- Vdes në rrugë 60-vjeçari nga Bushneshi. Autostrada Fushë krujë-Laç ka shkaktuar dje një tjetër aksident të rëndë rrugor si pasojë e të cilit ka humbur jetën një banor i zonës. 60-vjeçari Gjergj Leka lindur dhe banues në Bushnesh të Krujës është përplasur nga automjeti tip Fuoristradë me targa të huaja GG 95361. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në segmentin më të përgjakur të rrugëve nacionale siç është ai nga Fushë-Kruja deri në Laç. Pikërisht në afërsi të vendit të quajtur Thumanë shtetasi Leka është shtypur nga makina që drejtohej nga shtetasi Arben Demeti 43-vjeç. Burime policore bëjnë me dije se 60-vjeçari ka qenë në anë të rrugës duke ecur në këmbë dhe ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit për të kontrolluar situatën në kohën që Fuoristrada e ka goditur Lekën. Mësohet se drejtuesi është shoqëruar për në polici dhe do të përballet me akuzën e rëndë. Ekspertët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë ekspertizën e vendit, ku vdiq nën gomat e një makinë një burrë i moshuar. Ky segment rrugor është shndërruar në një nga akset më të përgjakshme të vendit, ku të aksidentuarit numërohen me dhjetëra.