E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, optimist: “Milani do ta kapë Interin”



Me gjithë humbjen në Torino kundër Juventusit, braziliani është i bindur në potencën e kuqezinjve. Ronaldinjo mbetet një optimist i përjetshëm. “Interi është i fortë, por Milani kërkon ta arrijë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Në lidhje me eksperiencën e tij në Itali, ish-sulmuesi i Barcelonës thotë: “Jam duke jetuar një moment të mirë, po argëtohem dhe besoj se të vija të Milani ishte zgjidhja e duhur. Do të isha shumë i lumtur ta ndihmoja këtë klub të fitonte. Aktualisht ndihem shumë mirë dhe në fund të vitit shpresoj të përmirësoj kondicionin fizik për të luajtur me të njëjtin intensitet për 90 minuta. Jam duke u përshtatur mirë në kampionatin italian”. Në lidhje me Alesandro Del Pieron - shënoi gol kundër Milanit – Dinjo thotë: “Për mua është një idhull. Është vërtet një kampion i madh”.

Ançeloti: “Bekam, mezi po të presim”

Karlo Ançeloti e kishte thënë edhe në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes Juventus-Milan, të përfunduar me fitoren madhështore të bardhezinjve, por të hënën trajneri i Milanit e ripërsëriti. Ardhja e Bekamit, në këtë periudhë që dhe Gatuzo është i dëmtuar, bëhet akoma më e rëndësishme. Të njëjtën gjë kanë theksuar edhe gazetat angleze. E tani mungojnë vetëm pak ditë nga mbërritja e Bekamit te Milani, edhe si spektator. Të dielën e ardhshme, në fakt, Beks do të jetë në tribunë në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen Milan-Udineze.

16 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›