E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Indikatori”, nën hetim 8 punonjës të OSSH-së

16/12/2008  Në kërkim ish-drejtues dhe anëtarë komisioni të tenderave

ELBASAN- Një zyrtar është arrestuar, dy janë shpallur në kërkim, ndërsa për katër të tjerë është dhënë masa arrest shtëpie nga gjykata pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë së rrethit gjyqësor mbi tenderat e zhvilluar në vitet 2004-2007 në zonën e shpërndarjes së energjisë elektrike Elbasan. Burime nga policia bëjnë të ditur se si rezultat i këtij operacioni të realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shpëtim Lamçja ish-anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për disa tendera. Ai akuzohet se ka abuzuar me procedurat në bashkëpunim me persona të tjerë. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim ish-drejtori i njësisë së shpërndarjes Artan Topi, në atë kohë kryeinxhinier i ZSHE, vetëm pak ditë më parë drejtor i njësisë së shpërndarjes, Nikolla Tuka në kohën e abuzimit drejtori i njësisë së shpërndarjes, Ndriçim Banja, ish-anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderat me abuzime. Po për të njëjtat akuza do të përgjigjen në arrest shtëpie Ilir Dervishhasani me detyrë kryeinxhinier, Qamil Memini ish-anëtar Komisioni të Vlerësimit të Ofertave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›