E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Së bashku do të çojmë përpara Shqipërinë, prosperitetin dhe flamurin tonë kombëtar”

13-04-2011 / Gazeta 55

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, konfirmon mbështetjen për kandidatin e mazhorancës në Fier


Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, deklaroi dje në Fier në çeljen e fushatës elektorale të kësaj partie për zgjedhjet e 8 majit se "PDIU është e vetmja forcë që shtyn me presion pozitiv partitë e mëdha sa herë që cenohen interesat e kombit". Idrizi shprehu mbështetjen e partisë së tij për kandidatin e "Aleancës për Qytetarin" për bashkinë e Fierit, Ilir Bele dhe u shpreh se PDIU do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. "Sot duhet të mbështesim partinë tonë, partinë tuaj. Qytetarët e Fierit meritojnë të jetojnë më mirë sepse janë qytetarë evropianë. Së bashku do të çojmë përpara Shqipërinë, prosperitetin dhe flamurin tonë. Rezultati i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në zgjedhjet e 8 Majit do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve", deklaroi kryetari i PDIU-së,  Shpëtim Idrizi. Ai tha gjithashtu se "zgjidhja e çështjes kombëtare, bashkimi ekonomik Shqipëri-Kosovë, i jep një hov të paimagjinueshëm zhvillimi shqiptarëve". Vendet e punës, sipas Idrizit, krijohen duke bashkuar ekonomitë e Shqipërisë dhe Kosovës. Kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin" për Bashkinë e Fierit, Ilir Bele, vlerësoi mbështetjen që PDIU po i jep kandidimit të tij. "Ndihem mirë kur më mbështet PDIU-ja, sepse programi i saj politik është zgjidhja e çështjes çame. Aleanca për Qytetarin është aleanca për ndryshimin e qytetit", tha Bele.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›