Mbingarkesa, shkollat e Tiranës do marrin lokale me qira
Nga Esmeralda Keta
Lokalet ngjitur me shkollat do kthehen ne klasa per te perballuar mbingarkesen e nxenesve, te cilet po shkojne ne shkolle per te ndjekur mesimet edhe me turne
Lokalet përreth shkollave do të transformohen në klasa. Duket se kjo është e vetmja zgjidhje për të ulur disi mbingarkesën e shkollave të kryeqytetit. Zgjidhja është propozuar nga drejtoritë e shkollave dhe ajo arsimore, e cila me sa duket është përkrahur edhe nga kreu i dikasterit të Arsimit, Fatos Beja. Grupe specialistësh do të bëjnë inspektimet në terren dhe do të përgatisin një listë me ambientet më të përshtatshme, të cilat do t'i zëvendësojnë klientët me nxënës shkollash.
Problemi
Duke qenë se ata janë ngjitur me shkollat dhe kanë plot hapsira, janë parë si një alternativë për t'u kthyer në klasa. Problem janë shkollat e kryeqytetit, të cilat janë të mbingarkuara, aq sa në ndonjë rast, numri i nxënësve e kalon numrin rendor 52, që mund të mbajë një fletë regjistri. Kjo situatë vihet re në arsimin 9-vjeçar, për shkak të ndryshimit të sistemit, nga 8-vjeçar në 9-vjeçar. Ndaj është parë si zgjidhje që të merren këto ambiente që janë afër shkollash me qira. "Ne sigurisht jemi në dijeni për mbipopullimin e shkollave, sidomos në arsimin bazë, ndaj jemi në tratativa për të siguruar ambiente shtesë me qira", - është shprehur, ministri Beja në komisionin e Edukimit, i pyetur për këtë problematikë. Ndërkohë që rreth 60% e shkollave të kryeqytetit bëjnë mësim me turne. Ministria e Arsimit ka deklaruar se për vitin shkollor 2008-2009 janë plot 307 shkolla në rang vendi, të cilat bëjnë mësim me dy turne, paradite dhe pasdite. Në mbledhjen e disa ditëve më parë të komisionit kuvendor të edukimit dhe medias, ministri i Arsimit, Fatos Beja, është shprehur se më problematike situata paraqitet në qytetin e Tiranës dhe rrethinat e saj si në Kamëz e Qesarakë ku mësimi kryhet jo me një e dy, por me tre turne. "Një pjesë e madhe shkollash, sidomos në Tiranë, bëjnë mësim me dy turne, por ka edhe shkolla ku mësimi bëhet me tre turne, dhe kjo është ajo që na shqetëson më shumë", - është shprehur ministri Beja. Ai ka sqaruar se për të normalizuar gjendjen, e cila është krijuar për shkak të mbipopullimit të klasave, Ministria e Arsimit ka kërkuar ambiente me qira, kryesisht për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë.
Investimet në periferi
Në disa zona ka shumë probleme, ndërsa në disa të tjera nuk kanë munguar as investimet. Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut të Tiranës është shprehur se falë granteve të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë rikonstruktuar disa kopshte dhe shkolla 9-vjeçare në bashkinë e Vorës, Kamzës, komunat e Kasharit, Lundrës, etj. Në bashkinë e Vorës përfundoi ndërtimi i një kopshti të ri, që funksionon që nga fillimi i vitit shkollor, ndërkohë që po përfundon dhe rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në Vorë. Në bashkinë Kamëz po ndërtohen dy objekte, kopshti me 5 grupe në Kamëz të Re dhe shkolla 9-vjeçare Laknas, punimet e të cilave përfundojnë në vitin 2009. Në Kashar Qendër dhe Katund i Ri kanë përfunduar shkollat 9-vjeçare dhe DAR e Qarkut të Tiranës është në pritje të furnizimit me bazë materiale nga MASH. Investime ka pasur edhe në Lundër. Në shkollën 9-vjeçare Lundër është ndërtuar një palestër e re, është realizuar rrethimi e sistemimi i shkollës së re në Domje si dhe një shtesë për shkollën e mesme të bashkuar Baldushk. Edhe në komunën Petrelë nga granti i investimeve për 2008 u realizua rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Daias.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)