E rrallë, për herë të parë një burrë do të lindë një bebe
Thomas Beatie është një transeksual në muajin e pestë të shtatzënisë. Lajmin e bën të ditur revista “The Advocate”, në numrin e saj të fundit
Një histori sa tronditëse, aq dhe e jashtëzakonshme vjen kësaj here nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protagonist është Thomas Beatie nga Oregon, një transeksual, tashmë në muajin e pestë të shtatzënisë. Ai do të jetë burri i parë në historinë e njerëzimit që do të lindë një bebe. Thomas, i cili njëherë e një kohë ka qenë grua, është shfaqur në numrin e fundit të revistës “The Advocate”, e cila i drejtohet mbi të gjitha biseksualëve, gay-ve, lesbikeve dhe traseksualëve. Në artikull përshkruhet situata e tij e veçantë dhe në foto është shfaqur me barkun e rrumbullakët në javën e 22-të të shtatzënisë.
Për të ndryshuar seksin, vite më parë Beatie i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale duke hequr gjoksin, gjithashtu ka kryer edhe një terapi hormonale me injeksione. Megjithatë, ai nuk ka dashur të transportojë organet femërore dhe disa muaj më parë ka pezulluar injeksionet, duke vendosur kështu “de facto” që të bëhet e para mama mashkull në historinë e njerëzimit.
Biblioteka e Kongresit rrit lexuesit falë dixhitalizimit
Biblioteka e Kongresit i ka filluar përgatitjet për epokën dixhitale që në vitet 1960, kur përdorte teknologjinë e hershme për krijimin dhe shkëmbimin e informacioneve bibliografike në formën elektronike. Në vitet 1990 Biblioteka filloi shpërndarjen e varianteve të dixhitalizuara të fondit të vet për shkollat dhe bibliotekat në mbarë Shtetet e Bashkuara. Sot, Biblioteka e Kongresit ka me miliona artikuj të dixhitalizuar, që mund të shfrytëzohen në faqen e saj kompjuterike nga njerëzit në të gjithë botën. Teknologjia e ka shndërruar bibliotekën në formatin dixhital. Në epokën e sotme dixhitale, vizitorëve të bibliotekës më të madhe të botës nuk u nevojitet më t’i kontrollojnë fizikisht të 134 milionë artikujt e Bibliotekës së Kongresit. Biblioteka e ka transformuar fondin e vet në një format dixhital dhe e ruan përmbajtjen dixhitale në faqen e vet kompjuterike.
Kris Mërfi është përgjegjësi i sektorit të Lindjes së Afërme të Bibliotekës së Kongresit: “Biblioteka i filloi përpjekjet e dixhitalizimit rreth 15 vjet më parë dhe projekti i saj i parë i madh u quajt ‘memoria amerikane’, ku u dixhitalizuan dokumentet rreth historisë së Amerikës, fotografitë, hartat dhe shumë artikuj të tjerë”. Zoti Mërfi thotë se gjatë viteve, Biblioteka ka dixhitalizuar rreth 14 milionë artikuj për t’u shfrytëzuar në internet. Por ai shton se ka edhe disa kufizime. “Zakonisht ne nuk dixhitalizojmë libra, vetëm nëse ato janë pronë publike, që do të thotë se nuk ndeshemi me vështirësi për të drejtën e autorit, apo ndonjë pengesë e shkaktuar prej saj. Ne kemi po ashtu muzikë të dixhitalizuar, filma dhe për shkak të fjalës më të fundit të teknologjisë në fushën e tingullit të regjistruar dhe të filmave ato ende janë nën të drejtën e autorit. Ne na duhet të marrim leje nga autori për dixhitalizimin e tyre”, - thotë ai.
27 Mars 2008