E Shtunë, 31 Tetor 2026

1000 trupat amerikane për Kosovën në kuadër të rrotacionit



Trupat amerikane që do të vendosen në Kosovë gjatë muajit qershor i takojnë kontingjentit që do të vijë në kuadër të rrotacionit të rregullt që bëhet në mënyrë periodike. Kështu ka sqaruar gjenerali amerikan, Xhon Davoren, lidhur me 1000 trupat amerikane që njoftuan ardhjen e tyre në Kosovë për t’u bashkuar më pas me forcat e tjera të NATO-s në pjesën më problematike në Veri të Mitrovicës. Me herët është njoftuar se ushtarët i përkasin Gardës Kombëtare të shtetit të Misurit. Ata janë duke u përgatitur dhe do të shpërngulen në Kosovë pasi të mbarojnë trajnimin ushtarak.
Komandanti Davoren ka komentuar edhe propozimin më të ri të serbëve për ndarje të Kosovës. Ai ka shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme që mund të sillte propozimi i disa autoriteteve të Serbisë për të ashtuquajturën “ndarje funksionale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”.

27 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›