Mel Gibson i tronditur për vetëvrasjen e punëtorit të tij
Michael John Van Dyke, 48 vjeç, u gjet i varur të mërkurën në rezidencën e Agoura Hills të aktorit dhe regjisorit të famshëm hollivudian, Mel Gibson. Banesa ishte në rikonstruksion e sipër dhe Gibson, së bashku me familjen e tij nuk kishin qenë të pranishëm në momentin kur punëtori kishte vrarë veten. Megjithatë, zëdhënësi i yllit hollivudian ka bërë të ditur se Gibson, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë punëtorin Van Dyke që vrau veten, ka mbetur tepër i tronditur nga ngjarja.
27 Mars 2008