E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX me zyre ne Tirane e Shkup

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine EULEX vetem pak dite pas shtrirjes ne Kosove, do te hape zyrat e saj lidhese edhe ne Tirane dhe Shkup. Pas njoftimit disa dite me pare se ky mision do te krijonte lidhjet e saj me Beogradin zyrtar, duke vendosur nje filial te ketij misioni ne vendin fqinj, tashme keto filiale do te shtrihen dhe ne vendet e tjera fqinj. Kete lajm e ka bere te ditur zedhenesja e misionit EULEX ne shtetin e ri, Karin Lindal, e cila konfirmon se pervec Beogradit, mund te hap zyra edhe ne qytete te tjera ne regjion si ne Tirane e Shkup. Por me sa duket, eshte heret akoma per te percaktuar nje date te fillimit te punes se ketyre zyrave lidhese. Nderkohe qe zyrtaret e Bashkimit Evropian ne shtetin e ri ende nuk kane nisur bisedimet e para zyrtare per renien dakord, te vendosjes se ketyre zyrave. Gjithsesi ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, deklaroi dite me pare se ne qeverine e Serbise ende nuk kishte mberritur ndonje kerkese per vendosjen e ketij misionit. Por sipas tij, ky mision eshte i mirepritur. Nderkohe nga Tirana dhe Shkupi zyrtar ende nuk ka pasur ndonje deklarate ne lidhje me shtrirjen e zyrave te EULEX. "Ende nuk ka pasur kontakte formale me qeverine e Serbise lidhur me hapjen e zyres se EULEX dhe per kete nuk mund te precizohet data e sakte e hapjes se saj", sqaroi zedhenesja e misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove. Sipas saj, te gjitha 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian pajtohen per mundesine e hapjes se zyrave te EULEX, jo vetem ne Beograd, por edhe ne qytetet e tjera te regjionit, sic jane Tirana apo Shkupi. "Ende nuk kemi diskutuar per kete me qeverine e Serbise, por besojme se Beogradi do ta kuptoje nevojen per hapjen e zyres, vecanerisht pas nenshkrimit te marreveshjes prej gjashte pikave", theksoi Lindal. Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine, EULEX, filloi punen zyrtarisht me 9 dhjetor ne Kosove.

Qellimi

Qellimi i shtrirjes se zyrave te misionit te BE-se ne Kosove, eshte ofrimi i ndihmes per bashkepunim. Ne zyrat qe kerkohen te hapen do te punojne nje ose dy eksperte, objektiv i te cileve do te ishte ofrimi i ndihmes teknike per bashkepunimin me Interpolin dhe Evropolin ne parandalimin e krimit te organizuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›