E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një zyrtar i Ministrisë së Financave dënohet për korrupsion

Në shtator të vitit 2010, Kliton Rusi, specialist në Drejtorinë e Shitjes se Pronave Publike, kishte marrë 7 500 euro ryshfet për legalizimin e një kontrate shitjeje.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi atë fajtor për këtë akuzë dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e një të tretës së masës së dënimit dhe përfundimisht u dënua me 1 vit e 4 muaj burg dhe 333.3 mijë lekë gjobë.
Vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Tiranës ndaj Rusit zbardh përgjimet ambientale dhe telefonike të bisedave mes tij dhe kallëzuesit V. M., administrator i një shoqërie private në Lushnjë, në lidhje me legalizimin e një kontrate shitjeje të panoterizuar.

Gjatë kontrollit të kryer në makinën e Rusit, u gjetën dhe më pas u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale një shumë të hollash prej 7 500 eurosh, të cilat i pandehuri i kishte marrë personalisht pak minuta më parë nga kallëzimtari V. M. /Start/

                                                                                             2011-07-10 11:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›