E Diel, 1 Nëntor 2026

E shajne familjaret, veteflijohet 51-vjecari

Lushnje - Nje 51-vjecar, banor i fshatit Gore te Lushnjes, i ka dhene fund jetes duke u helmuar me pesticidin fostoksine, pas grindjes me familjaret, per shkak te konsumimit te pijeve alkoolike. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se enjte, nderkohe qe edhe nderhyrja e mjekeve ka qene e kote, pasi helmi bujqesor ka dhene efektin e tij vdekjeprures. Burime zyrtare te policise thane se Nasi Kola eshte vetehelmuar ne banesen e tij ne fshatin Gore, ne kushte te renda depresioni. Sipas deklarimeve te familjareve, qe jane marre ne pyetje prej oficerit te policise gjyqesore te komisariatit, mesohet se Kola kishte dale nga banesa e tij rreth ores 17:00, per nga klubet e fshatit. Perreth tre ore, 51- vjecari kishte konsumuar alkool ne dy prej klubeve dhe me pas eshte drejtuar per ne banesen e tij. Teksa ka qene ne gjendje te dehur, ka hyre ne dhomen e tij, duke marre me pas dy kokrra te pesticidit fostoksine.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›