E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte i varfer, vetehelmohet i divorcuari

Fier - Varferia ka cuar ne veteflijim nje 37-vjecar te divorcuar dhe baba i nje vajze, ndersa ka injektuar ne krah sasine e helmit pesticide qe perdoret per rrushin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:30 te mbremjes se djeshme ne "Lagjen e Re", ne Patos. Pellumb Kociu, 37 vjec, i cili prej disa muajsh eshte divorcuar nga bashkeshortja, sapo ka mberritur ne banese, eshte futur per te kryer aktin. Ka qene nena e tij, qe e ka gjetur pertoke, duke kerkuar ndihmen e fqinjeve. Dergimi drejt spitalit ka qene i kote, pasi 37- vjecari kishte nderruar jete, kurse policia nisi hetimet. Sipas komshinjve dhe policise mesohet se ai ishte i papune. Nderkohe qe ne Lushnje diten e djeshme nje 60-vjecare ka tentuar t'i jape fund jetes ne kushte depresioni, pasi disa muaj me pare i ishte vetevrare vajza 20-vjecare.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›