E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vriste, kapet pas 7 muajsh

Durres - Nje 35-vjecar, nga komuna e Xhafzotajt, ne rrethin e Durresit, eshte ndaluar dje pas 7 muajsh, si person i shpallur ne kerkim per vepren penale te tentatives se vrasjes. Afrim Krasniqi akuzohet gjithashtu edhe per mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake dhe moskallezimit te krimit. Ngjarja, nga e cila ka zene fill procedimi penal, ka ndodhur me 16 shtator te vitit te kaluar, ne vendin e quajtur Ferme Xhafzotaj te Durresit. Policia tha se Afrim Krasniqi dhe nje person tjeter pas nje konflikti te castit kane qelluar me arme zjarri automatik ne drejtim te vetures tip "Alfa Romeo", me targa AV 309 VN, e cila drejtohej nga B. M. Ky i fundit ka mundur te largohet nga vendi i ngjarjes pa marre demtime njekohesisht qe nga rikosheta jane plagosur dy shtetas te tjere, F. D., dhe M. D. Gjykata e Rrethit Durres, me vendim te dates 9 nentor 2007, ka caktuar per shtetasin Afrim Krasniqi masen e sigurimit personal "arrest ne burg".

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›