Kurum: Greva eshte e jashteligjshme
Me ane te kesaj deklarate per shtyp, shoqeria Kurum International sh.a, duke marre shkas nga keqinformimi qe i eshte bere dhe po vazhdohet t'i behet opinionit publik nga disa media te shkruara dhe vizive, ne lidhje me situaten e krijuar per shkak te zhvillimit te nje greve te jashteligjshme ne ambientet e shoqerise Kurum International sh.a ne Elbasan, deshiron te qartesoje dhe te beje publik qendrimin e saj zyrtar si me poshte.
"Nderprerja pa afat e punes prej dates 03.08.2010 dhe ne vazhdim eshte rezultat i zhvillimit te nje greve te jashteligjshme te iniciuar, organizuar dhe drejtuar nga Federata Sindikale e Punonjesve te Industrise se Shqiperise, ne perberje te Konfederates se Sindikatave te Shqiperise. Kjo greve eshte shoqeruar me veprime te jashteligjshme, te cilat kane sjelle si pasoje cenimin e prones private, te drejtes personale te individit dhe rendit kushtetues.
Shoqeria ka bere dhe vazhdon te beje te gjitha perpjekjet e nevojshme per te siguruar bashkepunimin dhe mbeshtetjen me institucionet kompetente shteterore per normalizimin e situates dhe parandalimin e pershkallezimit te metejshem te saj.
Gjithashtu shoqeria ka marre dhe po merr te gjitha masat e duhura ligjore qe personat pergjegjes per krijimin e kesaj situate te pergjigjen para ligjit, pasi kryerja e veprimeve ne kundershtim te hapur me ligjin, ka bllokuar totalisht veprimtarine ekonomike te shoqerise, duke i shkaktuar kesaj te fundit nje dem te konsiderueshem ekonomik dhe imazhi, me pasoja tejet te renda jo vetem per shoqerine, por edhe per punonjesit dhe organet shteterore. Ne keto kushte shprehim pasigurine dhe mosbesimin e investitorit te huaj, per garantimin e kushteve te nevojshme ne kryerjen e aktivitetit te tij ekonomik, mungesa e te cilave mund te sjelle pasoja te padeshirueshme deri ne mbyllje te aktivitetit te shoqerise .
Ne vijim te apeleve te meparshem shoqeria i ben thirrje sindikates te vleresoje ligjshmerine e kesaj proteste, duke ndaluar zhvillimin e veprimtarive te paligjshme te cilat jane ne dem te punetoreve dhe shoqerise dhe te rikthehen ne tryezen e perbashket per vazhdimin e bisedimeve, te cilat palet i kane filluar dhe jane ne proces vazhdimesie, si detyrim qe buron nga dispozita perkatese e kontrates kolektive te punes ne fuqi.
Shoqeria i ben thirrje te gjithe punonjesve te shoqerise te ndalojne menjehere veprimet e jashteligjshme individuale dhe kolektive, duke rifilluar punen si dhe duke caktuar dhe nxitur perfaqesuesit e tyre te ulen ne tryeze per vazhdimin e bisedimeve.
Ne perfundim, shoqeria shpreh angazhimin e saj per plotesimin e te gjitha detyrimeve ndaj punonjesve te saj dhe sindikates qe burojne nga ligji dhe kontrata kolektive e punes ne fuqi. Ne rast te vazhdimit te kryerjes se veprimeve te paligjshme, shoqeria do te jete e detyruar te marre masa administrative dhe ligjore ndaj personave pergjegjes ne kryerjen e ketyre veprimeve".
Emond Kola plagosi me arme zjarri Eraldo Belben