E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shoqja zbulon Boriçin në Tiranë

 

Arben Boriçi u dënua me 20 vjet burg për një vrasje në vitin 1994 dhe një tjetër në vitin 1998. Akuzohet për krime të tjera

 

RENEA prangos të dënuarin për 3 vrasje në Fier. Pranga edhe mikut të tij që e strehoi

TIRANË- Akuzohej për disa vrasje prej 8 vitesh, por vetëm dje ka rënë në prangat e policisë. Agim Boriçi, një nga personat me më shumë akuza në qytetit e Fierit për disa vrasje dhe vendosje gjobash është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme. Vendimi i dhënënjë muaj më parë nga Gjykata e Vlorës, që e dënoi atë me 20 vjet burgka bërë që policia të vihet në ndjekje të 36- vjeçarit, aksion që ka përfunduar ditën e djeshme me prangosjen e tij në orët e para të mëngjesit.Gjatë operacionit të koduar "Ulpjana", forca të shumta të "Reneas", nën drejtimin e krerëvetë Drejtorisë së Hetimit dhe Krimeve kanë arrestuar një prej personave më të akuzuar në Shqipëri. Rreth orës 04 të mëngjesit, Agim Boriçi është prangosur në banesën e tij ku jetonte prej një muaji së bashku me bashkëshorten dhe të birin. Në pranga ka përfunduar edhe miku i tij, i cili e ka strehuar. Pikërisht prezenca e gruas së tij në kryeqytet ka zbuluar vendstrehimin e të akuzuarit për disa vrasje në qytetin e Fierit.

***

Burime të sigurta nga policia bëjnë të ditur se fillimisht është diktuar bashkëshortja e Agim Boriçit në Tiranë.E ardhur nga Greqia kohët e fundit, ajo është diktuar nga agjentët e policisë, që ishin vënë në ndjekje të Boriçit. Prej më shumë se një muaji, 36-vjeçari kishte mundur të jetonte krejt i qetë në një nga apartamentet e zonës së "Brrylit", vend në të cilin është kryer aksioni i Renea-s.Megjithëse prej vitesh Boriçi kishte siguruar "pafajësinë" e gjykatave, prej një muaji ndodhej në arrati për shkak të shpalljes së vendimit të formës së prerë nga gjykata e Vlorës. Përveç akuzave që rëndonin prej vitesh për kryerjen e disa vrasjeve, Boriçi akuzohet edhe për një sërë veprash të tjera të rënda të ndodhur në qytetin e Fierit. Por deri para një muaji, të vetmet vepra penale të vërtetuara janë ato të vrasjes së dy shtetasve dhe tentativës së vrasjes së një shtetasi tjetër, ngjarje këto të ndodhura gjatë preudhës '94-'98. Burime të sigurta bëjnë të ditur se pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, AgimBoriçi ka siguruar një apartament në Tiranë, i ndihmuar nga miku i tij, Sabri Sallaku.

***

Më pas është trasferuar edhe gruaja dhe djali 5- vjeçar. Pikërisht prezenca e saj ka qenë fatale për super të kërkuarin. Agjentët e policisë, fillimisht kanë pikasur prezencën e bashkëshortes dhe më pas kanë identifikuar edhe banesën ku strehohej Agim Boriçi. Për ditë të tëra, e gjithë zona është mbajtur nën kontroll dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm është bërë e mundur arrestimi i tij nën drejtimin e departamentitpër Hetimin e Krimeve dheforcave speciale "Renea".Për shumëkohë,36- vjeçari kishte mundur të siguronte lirinë falë vendimeve të gjykatave, që deri në vitin 2003e kanë shpalluar të pafajshëm për akuzat e vrasjeve që rëndonin mbi të. Sipas burimeve zyrtare të policisë,Agim Boriçi është dënuar me 20 vjet heqje, për veprat penale "vrasje me dashje", të shtetasit Ervin Gjini, ngjarje e ndodhur më datë 12.04.1994, "vrasje me dashje" të shtetasit Edmond Zefi, ngjarje e ndodhur më datë 05.06.1998, "vrasje me dashje", e mbetur në tentativë të shtetasit Agim Ulaj, ndodhur me datë 05.06.1998 dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake", vepra penale këto të parashikuara nga nenet 76, 76-22 e 278/2 të Kodit Penal. Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar edhe si autor i disa veprave të rënda penale të ndodhura në qarkun e Fierit, por që drejtësia ende nuk i ka vërtetuar.

MARATONA GJYQËSORE

Apeli rrëzoi vendimet e pafajësisë për Boriçin

Një maratonë e gjatë vendimesh dhe kundër-vendimesh ka qenë procesi gjyqësor kundër Arben Boriçit. Ai është dënuar pas 14 vjetësh për një vrasje, çka solli edhe arrestimin e tij. Pas një sërë vendimesh të gjykatave të Beratit, Fierit dhe Lushnjes, të cilat që nga viti 1994-1999 ia transferonin dosjen njëra –tjetrës, në nëntor të vitit 2001 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.343 ka vendosur : Deklarimin e pafajshëm tëAgim Borici për vepren penalë të vrasjes me dashje te Ervin Gjinit, Eduard Binxhos, si dhe tëEdmond Zefit. Po në bazë të këtij vendimi, Agim Boriçi shpallet i pafajshëm edhe për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur ne tentative të Agim Ulajt si dhe të mbajtjes pa leje të armeve luftarake. Gjykata e Fierit urdhëron heqjen e masës së sigurisë "arrest në shtëpi" ndaj të pandehurit Agim Borici ndërkohë që provat materiale, si gëzhojat e gjetura në vendet e ngjarjeve dhe pistoleta tip "zastava" iu kthyen Komisariatit të Policise Fier. Ndërsa një vit më vonë, Gjykata e Apelit Vlorë vendosi prishjen e vendimit të Gjykates se Rrethit Fier dhe dërgimin e çeshtjes për rigjykim. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se i pandehuri Agim Boriçi është akuzuar se me datën 12.10.1994, në qytetin e Fierit me një pistoletë të tipit "zastava" ka vrarë shtetasin Ervin Gjini, çështje penale kjo që është pezulluar për mos zbulim të autorit. Boriçi është akuzuar se me datën 13.05.1998 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Eduard Binxho dhe se me datën 5.06.1998 ka vrarë me arme zjarri shtetasin Edmond Zefi dhe ka tentuar të vrasë shtetasin Agim Ulaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›